14:42 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

40 mijë qytetarë heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës, një nga shkaqet: Disa vende europiane nuk e lejojnë dyshtetësinë

07:23 | 18/03/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
40 mijë qytetarë heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës, një nga shkaqet: Disa vende europiane nuk e lejojnë dyshtetësinë

Që nga viti 2009 e në vazhdim, rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kjo shifër konsiderohet nga ekspertë të zhvillimeve në vend si mjaft shqetësuese.

Valon Krasniqi, drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e lirimit nga nënshtetësia në të shumtën e rasteve ka të bëjë me faktin se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian.

Numri më i madh i qytetarëve të Kosovës që janë liruar nga nënshtetësia, ka treguar Krasniqi, janë pajisur me nënshtetësi gjermane.

“Nga viti 2009 deri në janar të vitit 2017, shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë humbur me lirim, 37,823 persona. Duke pasur parasysh që shumica e shteteve të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, atëherë shtetasit e Kosovës që kanë vendbanimin e rregullt në këto shtete në rast të plotësimi të kushteve për fitimin e shtetësisë së këtyre vendeve janë të obliguar të heqin dore nga shtetësia paraprake”, ka thënë Krasniqi.

Zara Hetemi, së bashku me familjen e saj katër anëtarëshe, jeton në Gjermani dhe ka zgjedhur nënshtetësinë e këtij shteti, duke hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Ndonëse vendimi për ta lënë shtetësinë e Kosovës nuk ka qenë i lehtë, ajo thotë se kishte arsye të shumta pse e kishte ndërmarrë një hap të tillë.

“Kushtet të cilat na i ofronte Gjermania nuk do ta na i ofronte Kosova. Kështu që vendosëm të bëhemi shtetas të Gjermanisë. Emocionalisht nuk ka qenë e lehtë, por duke pasur parasysh që Kosova nuk ofronte arsimim cilësor për fëmijët, kushte ekonomike më të mira dhe shëndetësi të mirë, ne u detyruam të heqim dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë ajo.

Njohës të zhvillimeve në vend, lirimin e qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës e konsiderojnë një lajm të keq dhe mjaft shqetësues për vendin.

Si e tillë, kjo dukuri, thonë ata, kërkon reflektim serioz të atyre që e bartin përgjegjësinë publike.

Driton Selmanaj, nga organizata Demokraci Plus, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo dukuri është mesazhi më i qartë dhe më trishtues që do të ishte për institucionet e Kosovës dhe për ata të cilët menaxhojnë me shtetin.

“Nëse kemi pasur një vlug të madh të njerëzve të cilët pas luftës u kthyen në Kosovë për të ndërtuar jetën e tyre nga gërmadhat, gjithçka nga zero, dhe tash me vetë dëshirë pas 17 viteve liri dhe 8 viteve pavarësi, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, do të duhej të ishte shqetësimi më i madh për klasën tonë politike. Kjo tregon faktin se deri ku e kemi sjell dilemën e njerëzve për të jetuar apo mos jetuar në Kosovë”, thotë Selmanaj.

Kosova gjatë kësaj periudhe të shtet-ndërtimit, thotë Selmanaj nuk ka arritur të krijojë një shtet me qëndrueshmëri ekonomike dhe zhvillim, arsim më cilësor dhe shëndetësi më të avancuar.

“Mënyra se si është qeverisur Kosova, mënyra se si institucionet e Kosovës kanë menaxhuar me vendin ka dekurajuar perspektivën e njerëzve në Kosovë dhe shumica e të rinjve perspektivën e tyre e shohin vetëm jashtë vendit, duke marrë edhe vendim eklatant, pra duke hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës”, thotë Selmanaj.

Në bazë të regjistrimit të deritashëm, janë mbi 400 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Regjistrimi i diasporës është duke vazhduar dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.

Derisa, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. (REL)

 

Etiketa: dynenshtestesiakosovalargime masiverajoni
Pas

Fëmijët me vete në punë?! Deputetja e Parlamentit Europian ka një mesazh për të gjithë

Para

Babai i Rashicës: Në vendin e De Biazit do kisha bërë të njëjtën zgjedhje, arsyet pse zgjodhi Kosovën

Para
Babai i Rashicës: Në vendin e De Biazit do kisha bërë të njëjtën zgjedhje, arsyet pse zgjodhi Kosovën

Babai i Rashicës: Në vendin e De Biazit do kisha bërë të njëjtën zgjedhje, arsyet pse zgjodhi Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

Kurorëzimi i Papa Leon XIV/ Begaj takon Atin e Shenjtë: Udhëheqja juaj shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë dhe unitet ndërmjet njerëzve

Asgjësohen 625 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës! 3 nën hetim

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.