11:18 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Betejë koordinatoresh, demokratja Bardhi i përgjigjet socialistes Spiropali: Mëshiruese! (DEBATI)

13:46 | 18/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Betejë koordinatoresh, demokratja Bardhi i përgjigjet socialistes Spiropali: Mëshiruese! (DEBATI)

Në fakt lufta mes partive politike është bërë përherë e më e ethshme me përfaqësues të kmpeve që nuk lënë rast pa u shprehur. Po pse jo dhe për tu përfshirë në debate.

Ka qenë Elisa Spiropali fillimisht me një status së saj në Facebook ku shprehej në lidhje me protestën e opozitës në çadër.

“Shqipërisë i duhet të zgjedhë mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e errët ose daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim. Çadra është frika nga Rendi. Çadra është kaosi. Çadra është parazitizmi që refuzon konkurencën, injoranca që nuk do sfidën, asfiksia që nuk pëlqen ajrimin, nepotizmi dhe klani që refuzon meritën, padrejtësia që pret shenjtnimin, çadra është Shqipëria që endet në humnerat e vetëvrasjes pa e ditur se ka një rrugë shpëtimi.

18 qershori vulos fatin e Shqipërisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa. Shqipëria do bëhet. Edhe për inat të çadrës ogurzezë. #MeEdiRamën #PërShqipërinë”, shkruante Spiropali në rrjetin social “Facebook”.

Pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Koordinatores për Mediat në PD, Silvi Bardhi. Po përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bardhi shkruan se

“Të dashur shqiptarë! Të dashur protestues! Të djathtë! Të majtë!
Ju që besoni vërtet se Rilindja është një gënjeshtër, një mashtrim, një hajni e sofistikuar nën aureolën e propagandës. Ju që e kuptoni se Shqipërinë po e drejtojnë njerëz që duan pushtetin në këtë vend, jo të ardhmen e saj.

Ju që fëmijët dhe të afërmit tuaj kanë ikur nga Shqipëria, sepse këtu nuk ka punë, nuk ka mirëqenie, nuk ka të ardhme. Ju që besoni se ka ende shpresë!

Ju që jepni çdo orë nga dita juaj, çdo ditë nga jeta juaj dhe frymoni në Çadrën e Lirisë! Ju që nuk keni më frikë nga diktatorët e rinj! Ju që e përçmoni arrogancën, gënjeshtrën, hajninë! Ju që po i jepni jetë nga dita në ditë Sheshit të Lirisë! Ju që flisni çdo ditë, e zëri juaj shkon e depërton përtej mureve të kryeministrisë! Ju shqiptarë që keni sot pushtetin!

Për Elisa Spiropalin, njeriun që turpi duhet ta zërë kur del në publik, shqiptarët janë kaos, parazitë e ogurzinj. Mëshiruese!”, shkruan Silvi Bardhi, teksa reagimit të saj i bashkëngjit deklaratën e Spiropalit. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: debatidebati mes kordinatoreveElisa Spiropalisilvi bardhi
Pas

Ministri i LSI-së shfaqet krah kryebashkiakut socialist, apelon dialog dhe vetëm dialog

Para

’97 dhe Gërdeci, Berisha i përgjigjet Kodhelit: Ndrikulla Striptiza përdor gjethet e opozitës si gjethe fiku!

Para
’97 dhe Gërdeci, Berisha i përgjigjet Kodhelit: Ndrikulla Striptiza përdor gjethet e opozitës si gjethe fiku!

'97 dhe Gërdeci, Berisha i përgjigjet Kodhelit: Ndrikulla Striptiza përdor gjethet e opozitës si gjethe fiku!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apartamente, llogari bankare dhe mijëra hektar pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar dhe bashkëshortes së tij (EMRI)

Rakipi tregon risitë e Kodit të Ri Penal: 21-vjeçarët mund të trajtohen si të mitur

Ngërçi politik në Kosovë, Haxhiu: Sot e nesër mund të mbahen disa seanca. Nëse s’ka reflektim, rruga e vetme janë zgjedhjet

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.