19:21 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Stolat e Veliajt, këshilltari demokrat i Tiranës: Ai është monstër, përdor vdekjen për maksimalizimin e audiencës

15:22 | 18/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Stolat e Veliajt, këshilltari demokrat i Tiranës: Ai është monstër, përdor vdekjen për maksimalizimin e audiencës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj lanccoi sot një nismë të re. sipas kësaj nisme nëse ke një të afërm që nuk jeton më mund ta përkujtosh atë me ndërtimin e një stoli në përkujtim të tij.

Po kjo mund të ndodh edhe kur do të shenjosh një përvjetor të bukur. Në Parkun e Madh të Liqenit janë vendosur tre stolat e parë.

 “Kjo është një nismë e re, ku shumë familjarë me dëshirën për të kujtuar të afërmit e tyre, kanë dhuruar një stol në ‘Shtegun e qershive’. Tani që kanë çelur edhe qershitë, është bërë një ambient shumë i bukur. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur këtë mënyrë për të mbajtur dashurinë ndezur në qytetin tonë, të jemi shumë më solidarë dhe të kemi kujtimet më të mira nga ata që na kanë lënë, por që kanë bërë gjëra të bukura, të cilat meritojnë t’i kujtojmë me shumë dashuri në këtë qytet”, tha Veliaj.

Ndërkohë që shfaqjen e një fëmije që përkujtonte vëllain që nuk jetonte ka nxitur një reagim të ashpër të këshilltarit demokrat të Bashkisë së Tiranës, Fabjan Topollaj. Ai e konsideron të turpshme këtë shfqaje të Veliaj madje vijon më tej duke thënë se kjo është mostruoze.

REAGIMI I PLOTË I TOPOLLAJT:

Veliaj është monstër.

Shfaqja e Erion Veliajt sot në ekran me rastin e përurimit të një stoli dhe përdorimi nga ana e tij të një vdekjeje për maksimalizim të audiences së propogandes, është prova më ulëritëse e “punëve të vërteta” të Bashkisë Tiranë. 
Veliaj del ne tv per nje stol te vetem sepse ne kushtet e disafishimit te taksave vendore dhe perfundimit te projekteve te siguruara dhe bllokuara paraardhesit te tij, ai eshte kryebashkiaku qe shpenzon me pak ne histori per investimet qe permiresojne jeten ne qytet.

Ne kushtet qe e gjithe veprimtaria e Veliajt eshte nje afere gjigande korruptive me koncensione parkimesh, leje ndertimi qe betonizojne hapsirat e mbetura dhe bashkepunim me mafien e plehrave, ai do te na hedhi hi syve duke perdorur lotet dhe dashurine e nje femije qe ti qepi hujduterive te veta kostumin e punetorit.

Politika ne kete vend ka shfrytezuar edhe fatkeqsite njerezore, media i ka sherbyer politikes pothuaj ne cdo rast, por asnjehere nje femije qe qan vellane e tij nuk eshte perdorur si figurant ne reklama elektorale, dhe asnjehere media nuk ka pranuar te behet sherbetore duke shkelur me te dyja kembet cdo etike gazetareske.

Mbas loteve te nje femije per vellane e tij, nuk fshihet vetem nje politikan ekzibicionist, kjo do ishte me e pakta, por nje monster qe per para, pushtet dhe karriere eshte i gatshem te beje cdo gje, te shkaterroj qytetin, te plackise qytetaret, apo dhe te shkel cdo norme morale dhe shoqere, sic ndodhi sot. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: Erion Veliajfabian topollajVeliaj
Pas

A ka ndërmend të plaket ndonjëherë Silvana Braçe?! (FOTO)

Para

Stjuardese seksi? Njihuni me ish-banorën e ”Big Brother” që ”josh” udhëtarët

Para
Stjuardese seksi? Njihuni me ish-banorën e ”Big Brother” që ”josh” udhëtarët

Stjuardese seksi? Njihuni me ish-banorën e ''Big Brother'' që ''josh'' udhëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

Tre stacione moderne meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Shërbimi i Sigurisë së Izraelit çmonton një grup të Hamasit në Bregun Perëndimor, mbi 60 arrestime dhe 22 armë të sekuestruara

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për kushtetutshmërinë e marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

Përplasja për emigrantët, deputeti britanik pretendon se e ka fituar bastin me Ramën: Të gjithë të burgosurit do i kthejmë!

Grossi: Irani mund të rinisë pasurimin e uraniumit brenda muajsh

Franca ndalon me ligj konsumimin e cigares në parqe dhe plazhe, 135 deri në 700 euro gjobë për ata që kapen nga autoritetet

Anglia U-21 kampione e Europës, mposht Gjermaninë në finale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.