Kreu i LIBRA-s Ben Blushi shprehet kundër qeverisë teknike, pasi sipas tij partitë e vjetra janë duke bërë marrëveshje për të bashkëqeverisur vendin nëpërmjet saj.
Në një prononcim për mediat, Blushi tha se dita e akordit ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk do të jetë e largët. Keni për ta parë që kjo do ndodhë për disa javë, ku qeveria teknike do të shkëmbehet me Vettingun.
“Partitë e e vjetra po bëjnë një akord, që një palë të kalojë vettingun, pala që është në çadër, dhe pala tjetër të pranojë qeverinë teknike që e ndajnë të gjitha palët si një tortë. Por ne padushim do të jemi kundër.”, tha Blushi. (D.D/Shuplaka)