06:21 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-kryetari i KQZ-së: Edhe nëse PD dhe PS bien dakord, zgjedhjet nuk mund të shtyhen!

17:24 | 18/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-kryetari i KQZ-së: Edhe nëse PD dhe PS bien dakord, zgjedhjet nuk mund të shtyhen!

Zgjedhjet nuk kanë asnjë mundësi ligjore që të shtyhen, përtej afatit të parashikuar nga Kushtetuta. Kështu shprehet ish- kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Në një prononcim për Top Channel, Celibashi shprehet se pavarësisht kërkesës së opozitës për të shtyrë zgjedhjet, një gjë e tillë nuk mund të bëhet edhe nëse do të kishte një marrëveshje midis partive politike.

“Edhe nëse partitë bien dakord për të patur një datë zgjedhjesh, nuk ka asnjë mundësi kushtetuese dhe ligjore për të caktuar një datë tjetër zgjedhjesh. Dhe në vlerësimin tim dhe presidenti i Republikës nuk ka asnjë lloj mundësie dhe nëse partitë bien dakord për një datë tjetër zgjedhjesh. Përjashtimisht, mundet që data 25 mund të jetë një datë tjetër zgjedhjesh, pra një javë më vonë, po jashtë kësaj date, absolutisht për mendimin tim. KQZ ka një datë zgjedhjesh dhe duhet të përgatisë të gjithë infrastrukturën, në pikëpamje dhe të akteve normative, apo akteve të tjera juridike, po dhe në pikëpamje të logjistikës, për të pasur një proces zgjedhor legjitim më 18 qershor. Nuk mendoj se ka alternativë tjetër dhe do të ishte mirë të mos përfshihej në këtë diskutim dhe këtë debat”, deklaron Celibashi.

Sipas tij kërkesa e opozitës për qeveri teknike është qëndrim politik, ashtu sikurse i tillë është edhe qëndrimi i mazhorancës për të njëjtën çështje.

“Ky është një qëndrim politik qoftë i njërës palë apo i tjetrës. Dhe opinioni publik është i ndarë në lidhje me atë se sa qëndron pretendimi i opozitës për të pasur një qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të drejta. Po ashtu dhe pretendimi i maxhorancës së sotme sipas të cilës është një qeveri e zgjedhur dhe legjitime dhe ka mandat për të qeverisur deri në ditën e fundit të mandatit të saj. Në pikëpamje politike është vështirë të japësh një gjykim dhe secili e shikon sipas interesit të vet”, shton ish-kryetari i KQZ-së. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZ
Pas

Petrit Vasili ka një zgjidhje për konfliktin pozitë-opozitë për qeverinë teknike dhe Vettingun (INTERVISTA)

Para

Edhe tre orë fillon “Big Brother 9”, çfarë dimë deri tani

Para
Edhe tre orë fillon “Big Brother 9”, çfarë dimë deri tani

Edhe tre orë fillon "Big Brother 9", çfarë dimë deri tani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.