11:28 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Edhe tre orë fillon “Big Brother 9”, çfarë dimë deri tani

17:50 | 18/03/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe tre orë fillon “Big Brother 9”, çfarë dimë deri tani

“Big Brother 9” do edhe tre orë që të fillojë. Të gjithë janë kuriozë të shohin se si do të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe cilët do të jenë banorët që do të na mbajnë para ekranit për tre muaj me radhë.

Rregulli që ka bërë më shumë përshtypje deri më tani është mungesa e seksit në shtëpinë, që këtë vit do të mirëpresë çifte. Skenaristja italiane e programit është prononcuar për gazetarin Kelvi Kadilli.

“Këtë edicion kemi lançuar një sfidë. ‘Big Brother’ i ka pyetur të gjithë se çfarë është ‘çift’ dhe çfarë do të thotë për ta ‘çifti’. Që do të thotë se çifti është e sigurt, por papritur del që ‘çift’ do të thotë shumë gjëra. Çift do të thotë seks, grindje, dashuri, romanticitet dhe tradhti… çift do të thotë shumë gjëra bashkë, por mbi të gjitha do të thotë një gjë e vetme”, – shprehet Alesia duke hedhur dyshime se loja në këtë edicion do të bëhet në dyshe.

Ajo nuk ka refuzuar t’i përgjigjet as pyetjes nëse do ketë apo jo seks në “Big Brother”. “Ku dhe kur ta vendosë ‘Big Brother’!” – përfundon ajo. “Bluetooth” ka mësuar se këtë vit seksi në “Big Brother” do të ketë një tjetër rol. Do të jetë “Vëllai i Madh”, ai që do të përcaktojë se cili ndër çiftet mund të kryejë seks. E natyrisht që seksi do të jetë ‘çmimi’ për ata çifte që arrijnë të triumfojnë në sfidat dhe lojërat e ndryshme që organizatorët kanë menduar për ta, javë pas jave. Nëse nuk respektohen nga banorët këto rregulla, penaliteti i menduar është përjashtimi nga loja.

Nga ana tjetër kemi mësuar se cila është një nga banoret që do të marrë pjesë në edicionin e 9 të këtij spektakli.  Ajo një vajzë lesbike që merr riskun të rrëfejë historinë e jetës së saj në ekran, rreth moshës 30 vjeçe, që hyn në këtë lojë me të dashurën e zemrës. Ajo  quhet Kejda Jahja.

Edhe këtë sezon bëhet e ditur se prezantuesja e këtij emisioni do të jetë sërish Albana Osmani dhe opinionist Olti Curri. Ndërkohë stafi i spektaklit ka publikuar edhe disa foto nga ajo që do jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ndryshime pritet që të pësojë studioja ku do të zhvillohet “Big Brother Fun Club”,  ku Albana Osmani do të jetë sërish moderator. Detajet e tjera mbetet t’i mësojmë pas tre orësh kur më në fund do fillojë Big Brother. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: arbana osmanibig brother
Pas

Ish-kryetari i KQZ-së: Edhe nëse PD dhe PS bien dakord, zgjedhjet nuk mund të shtyhen!

Para

Akuzoi Xhafajn se e ka torturuar, Valbona Duka mesazh Berishës: Gazetarët e Edi Ramës më quajnë vrasëse, erdhëm prap në kohën e Enverit!

Para
Vetëvarja e 22-vjeçarit në burgun e Rrogozhinës, reagon Berisha: Një tjetër vetëvrasje shtetëtore

Akuzoi Xhafajn se e ka torturuar, Valbona Duka mesazh Berishës: Gazetarët e Edi Ramës më quajnë vrasëse, erdhëm prap në kohën e Enverit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.