Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu komenton shkarkimin e katër ministrave Saimir Tahiri, Bledi Çuçi, Ilir Beqaj dhe Blendi Klosi. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bregu shprehet se kjo lëvizje e Edi Ramës është një tentativë për t’i treguar kreut të LSI-së Ilir Meta se sa fort qeveris.
Ndër të tjera, Bregu flet edhe për protestën e opozitës në çadrën e ngritur para godinës së kryeministrisë që prej 1 muaji, ku ajo u komentua nga mediat për mos pjesëmarrjen më 18 shkurt.
“Në 18 shkurt unë nuk isha në Shqipëri, por pritshmëria ishte e madhe. Ishte një nga protestat më të mëdha të organizuar nga PD. Në momentin kur u ktheva pyetja apo shqetësimi ishte se çfarë do bënte PD. Nuk besoj se ka pasur ndonjë lajm që të ketë ndotur çadrën gjatë kësaj kohë. Është një qëndresë atipike në Shqipëri dhe paqësore… Unë nuk kam munguar asnjëherë në protestën e PD. Unë reagova pasi sot titujt janë më shuam bombastikë sesa tentojnë të zbërthejnë të vërtetën, por disa njerëz kërkojnë ta bëjnë më interesante një ngjarje. Unë nuk isha zhdukur, por isha në një vizitë punë.”, shprehet deputetja demokrate.
Ndërkohë sipas saj, tha nuk po zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR, ndërsa PD do mbrojë votën e lirë.
“Kjo është një pyetje që mund ta kthesh në sensin e kundërt. Pra sa e përgatitur është Shqipëria për zgjedhje ku krimi dhe droga ndikon tek vota. Është hera e parë prej prej12 vitesh që rekomandimet e OSBE-ODHIR nuk zbatohen. PD do i dalë për zot votës se ajo nuk do vidhet. Unë nuk e shoh me vend që pyetja juaj drejtohet vetëm tek PD. Ka shumë këndvështrime. PD ka nevojë të rishohë pjesën e strukturave.”, shton Bregu. (D.D/Shuplaka)