05:17 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

11 vite në burg për pedofili, Spartak Ngjela kërkon lirimin e skocezit: Skandal i drejtësisë shqiptare, të hetohen të përfshirët

10:04 | 19/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
11 vite në burg për pedofili, Spartak Ngjela kërkon lirimin e skocezit: Skandal i drejtësisë shqiptare, të hetohen të përfshirët

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, kërkon që të hetohet rasti i përfolur këto ditë në media, ai i skocezit të dënuar me burgim pas akuzave për pedofili.

Rasti i skocezit David Brown që është në burg prej 11 vitesh, që prej vitit 2006, është në prag të kolapsit.

Spartak Ngjela beson se rasti i tij, i dënuar me 20 vjet burg, duhet të hetohet për korrupsion. Ai kërkon nisjen e hetimeve për trajtimin e rastit. “Ky është një skandal i drejtësisë shqiptare dhe mendoj se kemi të bëjmë me korrupsion. Procedura penale duhet të nisë me psikologun, e pas tij nuk mund të themi se ky rast përfundon. Kemi një zinxhir njerëzish të përfshirë në këtë shkelje.”, është shprehur Spartak  Ngjela.

David Brown nga Edinburgh punoi me fëmijët për 35 vjet në Skoci, përpara se të vendoste të vinte në Shqipëri, në vitin 2000, për të ndihmuar refugjatët e rinj të ardhur në Shqipëri pas Luftës së Kosovës.

Ai ngriti një jetimore në vitin 2000, por u arrestua në vitin 2006, nën akuzën e abuzimit. Dy burra të tjerë që punonin me të, u shpallën fajtorë, njëri prej tyre pedofil. Në dëshminë e tij, Brown pohoi përgjegjësinë se ishte treguar naiv kur u kishte besuar dy të akuzuarve të tjerë, por mohoi akuzat ndaj tij duke u shprehur i bindur se nuk kishte prekur asnjë fëmijë.

Krahasuar me dy të akuzuarit e tjerë që vuajnë dënimin në burgjet anglese, David Brown mbahet në siguri të lartë në burgun 302 në Tiranë, i vetmi i huaj mes 300 shqiptarëve.

Dy djemtë që e akuzuan atë, Andon Qoshlli dhe Denis Aliu, kërkojnë falje dhe shprehen se janë të gatshëm të pastrojnë emrin e tij në gjykatë. Ata fajësojnë psikologun dhe oficerin e policisë, si personat që i nxitën të dëshmojnë kundër Brown.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: David BrownSpartak Ngjela
Pas

Si u gjetën dhe sekuestruan 47 çantat me drogë në Karaburun, fshehur e braktisur nga trafikantët

Para

Rrugës për në Rinas, arrestohen në flagrancë polici i burgut me një të dënuar për rrëmbim

Para
Rrugës për në Rinas, arrestohen në flagrancë polici i burgut me një të dënuar për rrëmbim

Rrugës për në Rinas, arrestohen në flagrancë polici i burgut me një të dënuar për rrëmbim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.