Këshilltari për Mediat i Kryetarit të Kuvendit, Emiljano Aleksi, ka reaguar me nota ironie ndaj deklaratës më të fundit të deputetes socialiste, Blerina Gjylameti.
Kjo e fundit ishte shprehur se LSI ishte vagon që vinte pas PS-së, lokomotivës.
Përmes një reagimi të shkurtër, duke marrë “në konsideratë” fjalët e saj, Emiljano Aleksi shkruan:
“Kapeni trenin e kohës! Mos nxitoni ta shisni atë për skrap”.
Lidhur me deklaratën e Gjylametit, ka reaguar edhe analisti i njohur Ilir Kulla, i cili shkruan: “Ua lokomotiva, po sa vagonë do mbrapa”.
Ajo që bie në sy është reagimi i vajzës së deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle. Poshtë statusit të analistit Kulla, ajo shkruan: “Unë sot e mora vesh që karvani ka lokomotivë.”
(XH.A/SHUPLAKA)