Kreu i LSI-së, Ilir Meta, është ndalur edhe në Pezë ku është takuar me të rinjtë dhe u është bashkuar lojërave të tyre.
Duke vënë theksin tek mbështetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj të rinjve, ai nuk i ka rezervuar thumbat lidhur me të inkriminuarit në Kuvend.
Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së ka bërë thirrje që të mbështeten sa më shumë të rinj e të reja në parlament, pasi shqiptarët u lodhën duke dëgjuar për njerëz me rekorde kriminale.
“Tani kemi zgjedhjet e 18 qershorit, duam një mbështetje nga gjimnazistët dhe të rinjtë e Tiranës, jo vetëm për LSI që ka mbrojtur të drejtat e maturantëve, studentëve, por duam sa më shumë mbështetje që sa më shumë të rinj dhe të reja të jenë në parlament.
U lodhën shqiptarët duke dëgjuar se edhe ky deputet doli me rekorde kriminale se edhe ky deputet qenka marrë me trafik prostitucioni në Itali, apo Zvicër”,- është shprehur Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)