Detaje të reja janë zbardhur lidhur me incidentin e shënuar ditën e sotme në Plazhin e Vlorës. Fillimisht u raportua për një parashutist që u raportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se bëhet fjalë për një parashutiste, 32 vjeçe, nga Kosova. 32-vjeçarja e identifikuar me inicialet D. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo u dëmtua gjatë uljes për shkak të rrymave të forta të erës.
(XH.A/SHUPLAKA)