Persona të paidentifikuar kanë sulmuar me gurë një autobus të linjës Vjenë-Prishtinë, në Krushevac të Serbisë. Raportohet se fatmirësisht nga sulmi ka pasur vetëm dëmeve materiale.Pronari i kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ka thënë për KTV-në se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.
Bici ka thënë se ata e kanë njoftuar edhe policinë në Krushevac, por u kanë thënë se për shkak se sot është fundjavë nuk mund të bëjnë asgjë për rastin. Bici ka thënë se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar se kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se një autobus kosovarë është sulmuar me 12 mars Serbi.
Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa edhe shihen dëmet e krijuara në autobusin në fjalë.
Çitaku ka shtuar gjithashtu se ndoshta duhet të thirret një mbledhje e Këshillit të Sigurimit duke e kujtuar këtë gjest “hipokrizi”.
Madje Çitaku ka pyetur nëse dikush nga Bashkësia Ndërkombëtare do të dënojë sulmin në fjalë?
(M.D/ Shuplaka)