05:37 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Konflikti, Leonard Bombaj padit “Stresin”: Si më sulmoi me kovë me ujë

15:47 | 19/03/2017
në ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Konflikti, Leonard Bombaj padit “Stresin”: Si më sulmoi me kovë me ujë

Përplasja e Arkimed Lushaj (Stresi) me regjisorin Leonard Bombaj duket se është rikthyer, ndërsa mes dy artistëve ka ndërhyrë policia.

Stresi  është marrë në hetim në gjendje të lirë.

Policia ka nisur procedim penal ndaj tij, pas një incidenti që ka shkaktuar në gjimnazin “Partizani”, në Tiranë, duke i derdhur një kovë me ujë në trup regjisorit Leonard Bombaj.

Ngjarja ka ndodhur në prezencën e rreth 600 gjimnazistëve, që ishin të pranishëm në këtë aktivitet, ku Bombaj po prezantonte projektin e tij më të ri për arritjen e një rekordi “Guinness” me 2017 vetë në Tiranë.

Stresi, që banon shumë pranë vendit ku po zhvillohej aktiviteti, duket se ka kujtuar incidentin që pati me Bombajn 6 vite më parë, kur e akuzoi për një ngjarje shumë të rëndë, por që në përfundim të gjykimit, ishte ai vetë që u dënua nga Gjykata.

Në vitin 2012, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor Stresin dhe 4 shokët e tij, mes të cilëve edhe vajzën që ka qenë imazhi i “Sirea Film”, për të cilën ata akuzonin regjisorin Bombaj se kishte abuzuar seksualisht me të. Ata u dënuan për një gjobë 20 mijë euro që i kishin vendosur Leonard Bombajt, në mënyrë që të shpëtonte nga denoncimi fals për abuzim me të miturën.

Leonard Bombaj ka qenë duke zhvilluar një aktivitet me gjimnazistët e shkollës së mesme “Partizani”, në kuadër të projektit të tij për arritjen e një rekordi “Guinness” me 2017 vetë në Tiranë. 

Në këtë moment, Stresi ka parë Bombajn që ndodhej aty dhe ka mbushur një kovë me ujë në një prej lokaleve pranë gjimnazit dhe është drejtuar për tek ai. Sapo i është afruar, i ka derdhur ujin mbi trup dhe është larguar jashtë rrethimit të shkollës. Më pas ka vijuar me gjeste fyese në distancë ndaj Bombajt.

Në këtë moment, regjisori i ka telefonuar sallës operative të Policisë dhe ka denoncuar ngjarjen. Ndërkohë Arkimed Lushaj kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. (M.D/ Shuplaka)

 

Etiketa: konfliktLeonard Bombajstresi
Pas

Një xhentëlmen si “udhëheqësi” i tij, Veliaj i puth dorën punonjëses (FOTO)

Para

Gazeta ruse: Senatorët amerikanë ndaluan projektin e Shqipërisë së Madhe

Para
Gazeta ruse: Senatorët amerikanë ndaluan projektin e Shqipërisë së Madhe

Gazeta ruse: Senatorët amerikanë ndaluan projektin e Shqipërisë së Madhe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.