20:06 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Vuçiç: Në Kosovë mund të hyj edhe pa leje por…

16:37 | 19/03/2017
në Rajoni, Te Fundit
0
Tensioni në Ballkan, kroatët i kujtojnë kryeministrit Vuçiç: Ja dashnori shqiptar i nënës tënde
 
Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se dëshiron që gjatë fushatës zgjedhore ta vizitojë Kosovën.

Ai madje ka deklaruar se këtë mund ta bëjë edhe pa lejen e Qeverisë së Kosovës, por se mendon se “nuk do të kishte kuptim” dhe nuk dëshiron që të “nxisë probleme për serbët” e Kosovës.

Këto deklarata, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, Vuçiq i bëri gjatë përurimit të stadiumit në Novi Pazar, duke theksuar se “në Kosovë mund të hyjë përmes vendkalimeve alternative”.

Duke folur për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se Beogradi dëshiron që ai proces të vazhdojë por se “pala tjetër vetëm kërkon arsye dhe justifikim që kjo të mos ndodhë”.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçi, i është kthyer sërish çështjes së Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se nuk e kupton pse “presidenti i Kosovës insiston dhe i ngutet kaq shumë për formimin e të ashtuquajturës ushtri”.

Në pyetjen se a pret ndihmë nga BE-ja rreth tentimit të Kosovës që t’i regjistrojë në pronësi të Kosovës pronat e paluajtshme të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, Vuçiq tha se kjo nuk është çështje e ndihmës por “është koha që edhe BE-ja të sqarojë nëse ka diçka të vërtetë apo jo, rrjedhimisht nëse dikush e ka shkelur marrëveshjen apo jo”.

Vëzhguesit në Serbi thonë se zgjedhjet presidenciale do të jenë një sprovë për kryeministrin aktual dhe orientimin e tij drejt integrimeve evropiane.

Ai do të përballet më të paktën edhe 13 kandidatë të partive tjera politike, përfshirë edhe ish shefin e tij, udhëheqësin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel.

Ndonëse roli i presidentit është kryesisht ceremonial, nëse ai kontrollon shumicën parlamentare atëherë ai mund të ushtrojë ndikim në madh mbi qeverinë dhe kryeministrin e ardhshëm.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: aleksander vucic
Pas

Patozi: Rama e Meta e kanë më të lehtë të vriten se të ndahen, si do përfundojë “pakti mafioz”

Para

Aurela Gaçe tregon për gjimnazin: Si ngrija minifundin kur shkoja të blija bukë (FOTO)

Para
Aurela Gaçe tregon për gjimnazin: Si ngrija minifundin kur shkoja të blija bukë (FOTO)

Aurela Gaçe tregon për gjimnazin: Si ngrija minifundin kur shkoja të blija bukë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

Edi Paloka kundër deklaratës së policisë: “Thonë s’u hodh asnjë molotov ndaj fadromave… apo…?”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.