10:26 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nishani flet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

18:37 | 19/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani flet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Presidenti Bujar Nishani ka sqaruar nëse mund të realizohet shtyrja e zgjedhjeve të 18 qershorit, të dekretuara tashmë për tu mbajtur.

“Tensioni i lartë politik që është në vend nuk favorizon fushatën e pritshme elektorale, kjo është evidente. Ajo që do i bëja thirrje aktorëve politikë është të mos e kalonin situatën në tensione. Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk varet nga presidenti. Presidenti është i gatshëm të ofrojë kontributin e tij për sa e lejon Kushtetuta dhe tagri kushtetues. Shtyrja e zgjedhjeve mund të bëhet vetëm në dakortësi të palëve politike. S’ është në shërbim të partive e popullit. Edhe në këtë rast në Shqipëri ka precedentë. Ajo që unë do kërkoja ka të bëjë me angazhime konkrete të aktorëve politikë në vend për të ulur tensionin politik dhe jo për ta eskaluar atë.”, tha ai.

I pyetur se a është dakort  me qeverinë teknike, Nishani  tha se ai është president dhe se kjo është pjesë e debatit politik.

“Kjo është një kërkesë politike e opozitës, si President i Republikës kam qëndruar fort, jo vetëm neutral për të mos u përfshirë apo komentuar  deklarata dhe akte.  Padyshim që është e drejtë e çdo force politike, por kjo  mbetet mes partive, kjo zgjedhet vetëm në tryezën e partive, nëse do të ketë një dakortësi të palëve, Rresidenti i Republikës është i gatshëm të lehtësuar dialogun.” u shpreh Nishani.

Presidenti i ri i Republikës duhet të zgjidhjet mes datës 17 prill dhe 3 maj të këtij viti, nga ky Parlament, ndërkohë që më 24 korrik përfundon mandati i Bujar Nishanit në këtë post. Gjatë  konferencës për shtyp të mbajtur pasditen e së dielës, Kreu i Shtetit tha se është i gatshëm për një mandat të dytë nëse kjo do t’i propozohet nga një grup deputetësh.

Nishani tha se kjo është një dëshirë e shprehur e tij, por një gatishmëri nëse kjo do të jetë e nevojshme apo e arsyeshme.

“Nuk ka qenë një dëshirë imja e shprehur, por një gatishmëri. Ka një konotacion dallues në këtë. Procesi i zgjedhjes së presidentit është në Parlament, është parashikuar nga ky parlament me të drejtën e zgjedhjes së Presidentit para se të shpërndahet. Nëse unë do të kem propozim nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për të rikandiduar, do ta gjykoj një kontekstin e realizmit, të arsyes dhe vullnetit politik, dhe nëse do të jetë i adresuar me qëllim për të ndërmarrë përgjegjësi politike do vijoj të mbetem në shprehjen e gatishmërisë”, tha Presidenti Nishani.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: fushata zgjedhorepresidenti nishani
Pas

Nishani: Kushtetuta s’më jep të drejtën për të refuzuar por Xhafaj është i papërshtatshëm

Para

Kush fshihet pas sulmeve për “grupe armiqësore” dhe “teori konspirative” në opozitë

Para
Kush fshihet pas sulmeve për “grupe armiqësore” dhe “teori konspirative” në opozitë

Kush fshihet pas sulmeve për "grupe armiqësore" dhe "teori konspirative" në opozitë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

Goteborg, Suedi/ Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me picerinë, 8 të plagosur

Tiranë/ Akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, arrestohet 39-vjeçari

Rrëshen/ Dhunë psikologjike ndaj të atit, arrestohet 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë Krujë, autori ende i pa identifikuar

Durrës/ Vila me qira kthehet në ambient prostitucioni – 4 shtetase kineze në pranga, një angleze shpallet në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.