Pallati i “Tre Racave” për të cilin Kryeministri Rama deklaroi se vendin e tij do ta zinte lulishtja, ka nisur procedurën për t’u shembur.
Ka qenë IKMT, institucioni që i ka dorëzuar pronarit vendimin e shembjes, ku nga ana tjetër ka nisur çmontimi i skelave, si dhe ambienteve të tjera për t’i hapur rrugë shembjes, e cila pritet të bëhet nëpërmjet shpërthimit.
Policia ka bërë rrethimin e zonës, ndërkohë që në mes të javës pritet ndërhyrja e forcave të cilat do të bëjnë shpërthimin.
Ndryshe nga çfarë u fol se “pallati do shembej për shkak se ishte pa leje”, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një VKM për shpronësimin e tij me një vlerë të konsiderueshme.
Pallati, i cili aktualisht është në katin e 4 do të vijonte ndërtimin deri në 12 kate, pas një beteje të gjatë ligjore mbi çështjen e Lejes, nëse ishte e saktë apo jo, betejë e cila u fitua nga pronari.
Pas shembjes së pallatit, pritet ndërtimi i një lulishteje në të gjithë sipërfaqen ku do të ndërtoheshin 3 kullat. (M.D/ Shuplaka)