09:07 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sherri në Bathore, adoleshenti: Pashë që njëri prej tyre nxorri një pistoletë, mora çiften dhe qëllova i pari

07:54 | 20/03/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sherri në Bathore, adoleshenti: Pashë që njëri prej tyre nxorri një pistoletë, mora çiften dhe qëllova i pari

Një sherr masiv me një të vrarë ka ndodhur para disa ditësh në Bathore. Viktima Aleksandër Barlika vetëm 35 vjeç, prej disa kohësh kishte hapur një lokal në zonën e Kamzës, i martuar dhe me tre fëmijë.

Sëbashku me vëllain e vet Altinin, Aleksandri shkoi në Bathore për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes nipit të tij 16-vjeçar dhe një bashkëmoshatari të tij. Por kur shkoi atje ai u sulmua me armë zjarri.

Policia bën me dije se Barlika është konfliktuar me babain e bashkëmoshatarit të nipit të tyre, por shkaqet e konfliktit mes dy të rinjve ende nuk dihen.

Ndvrkohë autori thotë se ai ka gjuatur në drejtim të Barlikës për vetmbrojtje dhe se kishin qenë ata që kishin nxjerr të parët armën.

“Pashë njërin nga dajat e Klaudios që nxori nga brezi një pistoletë dhe e drejtoi për të na qëlluar. Për të mbrojtur babanë, vëllain dhe veten, mora çiften dhe qëllova unë i pari në drejtim të tyre”, është shprehur adoleshenti Ledjan C.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana: Shtetasit Klaudio P. dhe Ledjan C. janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit Klaudio P.) dhe Rasim Cani (babai i Ledjan C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt, i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami), 35 vjeç dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre), të shoqëruar dhe nga nipi i tyre Klaudio P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan C., Dritan C. dhe Rasim Cani.

Në këtë kohë, duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi Ledjan C. ka marrë një armë gjahu, tip çifte, me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksandër Barlika, që ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe shtetasin Altin Barlika, i cili ka marrë dëmtime të lehta trupore”, tha dje në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës. (E.K/SHUPLAKA)

Aleksander Barlika

 

 

Etiketa: adoleshentibathoresherriviktima
Pas

Sara Hoxha del në mbrojtje të lezbikeve në “Big Brother”: Dashuria është dashuri në gjithë format dhe përmasat

Para

Skëndërbeu dhe Kukësi premio për Korabin që të mundtte Partizanin (PRAPASKENAT)

Para
Skëndërbeu dhe Kukësi premio për Korabin që të mundtte Partizanin (PRAPASKENAT)

Skëndërbeu dhe Kukësi premio për Korabin që të mundtte Partizanin (PRAPASKENAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zhduket pasagjeri i tragetit! Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Këmbimi valutor 4 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Trump dhe nëndetëset bërthamore, çfarë fshihet pas mesazhit ndaj Putinit

“Do të sigurohem që Hamasi të mos jetë kurrë më kërcënim për Izraelin”, Netanyahu: Ata nuk duan marrëveshje

Borshi pa drita, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e djeshme

Flakët në malin e Skërficës, ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Rama publikon pamjet: Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Zjarr në një lagje të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë dhe banesat

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe kthjellime, parashikimi për ditën e sotme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.