Frank-Wlater Steinmeier do të jetë presidenti i ri i Gjermanisë. Pas pesë vitesh në pushtet, pritet që Joachim Gauck t’i dorëzojë Kështjellën “Bellevue” pasardhësit të tij.
Steinmeier me bashkëshorten Elke Büdenbender, morën pjesë në takimin simbolik në këtë kështjellë ku janë mirëpritur nga Gauck, në ceremoninë festive të dorëzim-marrjes së detyrës.
Të merkuren ish-ministri i Jashtëm Steinmeier do të betohet para Bundestagut dhe Këshillit të Landeve (Bundesratit). Ai u zgjodh si pasardhës i Gauck që në Shkurt.
77- vjeçari Gauck hoqi dorë nga kandidatura për një mandat tjetër, për shkak të moshës.
(XH.A/SHUPLAKA)