Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme një objekt në qendër të Delvinës.
Në lajmin e bërë me dije nga Zyra e Shtypit të IKMT-së, mësohet se shembja e objektit me funksion shërbimin erdhi pas shpronësimit të saj me vendim qeverie.
Detaje nga njoftimi i IKMT-së:
IKMT aksion në qendër të Delvinës
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur një objekt në qendër të qytetit të Delvinës. Objekti me funksion shërbimi, ishte dy katësh me sipërfaqe 120 metër katror.
Objekti është shembur në kuadër të projektit “Rijetësimi i qendrës së qytetit Delvinë”, ndërkohë që është shpronësuar me vendim qeverie.
IKMT vazhdon ndërkohë punën në Vlorë, për shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti përballë kinoteatrit të qytetit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1388″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post