Ben Blushi ka një lajm të mirë për të gjithë ditën e sotme. Partia e tij LIBRA ka arritur të marrë 10 mijë firmat që i duheshin për regjistrimin në zgjedhje. Dhe jo 10 mijë po 10 mijë e 100.
Lajmin e kanë konfirmuar për ‘’Shuplakën’’ burime të sigurta pranë Blushit.
Duhet thënë se dhe sipas asaj që thonë burimet vështirësia qëndron në faktin se të gjitha mjetet e identifikimit duhet të ishin të fotokopjuara për të shmangur çdo dyshim në lidhje me firmat.
Ishte KQZ-ja ajo që e bëri këtë kërkesë, pavarësisht se LIBRA mund të konsiderohet një parti parlamentare me dy deputetët e saj.
Madje kjo nismë e Blushit dhe Partisë së tij është hasur edhe në rezistencë ku në qytetin e Vlorës atij i ështe hequr edhe çadra.
Duhet thënë se Blushi pas bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës Ben Blushi dhe Partia e tij janë opozita e vetme që po i bëhet qeverisë brenda Kuvendit. (E.K/SHUPLAKA)