Këngëtarja e famshme Rita Ora ka investuar rreth 20 mijë paund për sistemin e sigurisë së saj në Londër, shkruan Daily Mail.
Mesa duket Këngëtarja Ora ka frikë nga hajdutët, pasi para dy vitesh shtëpia e saj me vlerë 1.3 milion euro u grabit nga disa hajdutë. Madje njëri prej tyre i identifkaur si Charaf Elmoudden u arrestua nga policia.
26-vjeçarja ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.
“Rita Ora vazhdon të jetë e tmerruar nga ajo ngjarje dhe ka makthe gjatë natës. Edhe pse autori i krimit ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndihmuar që ajo të qetësohet”, ka thënë një burim për Daily Mail.
(J.V/Shuplaka)