Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku u mblodh për të përcaktuar datën se kur do të mbahet kongresi elektoral. Në përfundim të mbledhjes, burime të brendshme kanë bërë me dije se Kongresi do të mbahet në fund të muajit Prill.
Po kështu në këtë mbledhje Rama ka folur edhe për situatën politike në vend. Gjatë kësaj mbledhjeje Edi Ram ka deklaruar: Me edhe pa Saliun do të shkojmë në zgjedhje. Me edhe pa Lulin do të shkojmë në zgjedhje.
Më tej ai është shprehur se nga zgjedhjet duhet një rezultat më i thellë se ai i vitit 2013. “PS duhet të dalë forcë e parë në zgjedhje. Ne duhet të arrijmë një rezultat më të thellë se ai i katër viteve më parë. Dilni në terren, takohuni me çdo qytetar. Ne nuk jemi si Maqedonia, do ta çojmë deri në fund Reformën në Drejtësi. “, u shpreh Rama ndaj deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë.
Qëndrimin e bëri të ditur pas mbledhjes së grupit edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj e cila konfirmoi mbajtjen e zgjedhjeve edhe nëse PD i bojkoton.
(J.V/Shuplaka)