Një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet. Ai është gjendur i pajetë në mes të rrugës, pranë banesës së tij në rrugën “Ali Zherka” në zonën e Institutit.
Banorët e zonës e kanë gjendur të ndjerin në rrugë dhe kanë njoftuar policinë, e cila pas ekpertizës mjeko-ligjore ka zbuluar se vdekja kishte ardhur si pasojë e mosgëlltitjes së ushqimit. 58-vjeçari ka qenë duke ngrënë dhe i ka ngecur ushqimi në fyt. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndjerit, ndërkohë që materialet i janë dërguar Prokurorisë për shqyrtim. (D.D/Shuplaka)