14:40 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Fati i zgjedhjeve pas ‘kurrëve’ të Edi Ramës

19:25 | 20/03/2017
në Te Gjitha
0
Viti i vrasjes së madhe

Nga Enton Abilekaj

Kur regjimi komunist ishte tashmë i falimentuar dhe vetë drejtuesit e tij e kishin kuptuar, Ramiz Alia thirri plenumin e PPSH. Me një fjalim të ashpër, qe mundohej të bindte bashkëpunëtorët e tij dhe veten se nuk do të kishte përmbysje, ai përmendi 7 herë fjalën “kurrë”.

Ai u quajt plenumi i 7 “kurrëve”, por për disa intelektualë, prej të cilëve funksionarë rebelë ishte “plenumi i 7 kurvave”. Jo vetëm ata e kishin kuptuar qe “kurrët” apo “kurvat” do të binin njëra pas tjetrës dhe procesi ishte i pakthyeshëm. Dy monologjet e Edi Ramës, të dielën ne Facebook dhe të hënën në PS, ngjanin shumë mëe plenumin. Me një fjalim të ashpër dhe qëndrim refraktar, i nisi drejtuesit e partisë nëpër Shqipëri që të shpjegojnë që zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën, se kurrë nuk do të pranojë qeveri teknike, se kurrë nuk do të tjetërsojë vullnetin e popullit me 1 milion vota në 2013 e disa kurrë të tjera. I gatshëm për të plotësuar kërkesat e opozitës, por nuk tha asnjë fjalë për blerjen e votës, për rolin e qeverisë në këtë skemë, për çfarë ndodhi në zgjedhjet lokale me blerjen masive të votës.

Çdo kërkesë e opozitës mund të reflektohet neë kodin zgjedhor, përveç blerjes së votës, që në fakt është kërkesa kryesore. Nuk është kërkesë e re, sepse denoncimi u bë pas zgjedhjeve lokale. Kjo strategji e paracaktimit të rezultatit, pa prekur kutitë apo procesverbalet, është bërë sëmundja e pashërueshme e zgjedhjeve. Organizimi nis nga Tirana, ku mblidhen biznesmenët për të derdhur financimet e padeklaruara, ku thirren kandidatë që të vetmin kontribut kanë derdhjen e shumave të mëdha e të pajustifikuara.

Të padeklaruara, dmth jo nëpërmjet transfertave bankare, por me valixhe, me çanta dhe me thasë, sepse ashtu udhëtojnë paligjshmërisht derisa shpërndahen në 100 euro, 50, 10 mije lekë, për të garantuar votën para se të shkojë në kuti. Për këtë duhen sekserët, duhet edhe të fortët. Këta garantojnë votat e blera me shifra të sakta. Ata që nuk marrin paratë, kërcënohen që të mos dalin të votojnë. Që dita e votimit të bëhet kështu, që të fortët dhe sekserët të blejnë dhe të kërcënojnë të qetë qytetarët, garanton qeveria. I takon Kryeministrit që, përpara se të rendisë “kurrët”, të pranojë atë që ndodhi në 2015 që u përsërit në Dibër dhe më pas në Kolonjë dhe më pas t’ u tregojë shëiptarëve se si, e njëjta qeveri që bleu zgjedhjet në 2015-ën kur nuk ishte fati i saj në lojë, do të ndalojë blerjen në 2017 kur është fati i saj në lojë.

Nga ana tjetër, opozita mund të ishte bërë më e besueshme në kërkesën e saj të vetme, nëse do të shpjegonte se si Qeveria Teknike do ta ndalojë shit-blerjen e votës, si do t’ i ndalojë sekserët të hyjnë nëpër shtëpitë e shqiptarëve si hajdutë, për t’ jua grabitur me konsensus të ardhmen në shkëmbim te 2 mijë lekëve, që diku në Shëipëri janë 1 muaj bukë. Opozita ka për detyrë të bindë, pse kjo qeveri nuk do t ‘ i ndalojë të fortët të bëjnë presion dhe si do t’ja arrijë qeveria teknike, kush do t’i zbulojë rastet e shitblerjes së votës, deri në ç’masë do të zbulohen, deri në ç’ masë qeveria teknike do të garantojë rezultatin besnik të zgjedhjeve dhe si do t’ja arrijë. A do të propozojë kriminalizimin e shitësve të votës, apo do të mjaftohet me thirrjen bajate “merruni lekët po mos u jepni votën”.

Thirrje jo vetëm bajate, por edhe e rrezikshme, sepse nuk e lufton fenomenin, por ia përshtat interesit të vet, nuk e përçmon votuesin që shet zgjedhjet në kurrizin e të gjithë shqiptarëve, por e inkurajon atë që ta përdorë për vete. I takon opozitës nga bulevardi që të bindë pse duhet të bëhet hapi i madh i zëvendësimit të një qeverie të votuar edhe për zgjedhjet, me një qeveri vetëm për zgjedhjet, por deri tani vetëm Blushi ka bërë një propozim konkret. Ulja drastike e financimit të partive, mund ta shmangte në një masë sado të vogël blerjen e votës, por nuk mjafton, sepse paratë që blejnë votat vijnë nga burime te paligjshme. Një zgjidhje e plotë, me apo pa këtë qeveri, do ta kthente më në fund besimin tek zgjedhjet. Rama mund t’ i fitojë përsëri ato, edhe nëse “kurrët” e tij bien një nga një gjatë ditëve në vazhdim, por përvoja ka treguar se vlen më shumë për vendin një humbje me zgjedhje te lira dhe te ndershme, se fitorja e një mandati të zhytur në kaos.

Etiketa: enton abilekaj
Pas

Tragjedi në Sudan, avioni rrëzohet në pistë, dyshohet për 44 viktima

Para

Basha i palëkundur: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë

Para
Një muaj protestë, Basha ashpërson gjuhën: Kë kërcënon mor ‘’surratsës’’? Dyshja nuk i ka punët mirë

Basha i palëkundur: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/Kanosi me thikë një person, arrestohet 36-vjeçari

Arrest për aksident në gjendje të dehur në Lushnjë, zbulohen edhe dy raste të tjera penale në Fier

SHBA ndalon dërgimin e disa armëve për Ukrainën, shqetësime për rezervat e ulëta

BE synon ulje 90% të gazrave serrë deri në 2040

Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

Zhvillimi rural dhe anëtarësimi në BE, Rama bashkëbisedim me fermerët: Duhet të ndryshojmë qasje dhe të ndërtojmë një plan me modelet e duhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

U arrestua në Francë, ekstradohet Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit! Rama publikon pamjet: Veprat mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.