20:59 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ndërmarrjet e vogla mbajnë peshën e ekonomisë shqiptare, ja sektorët kryesorë që sigurojnë fitimet

08:44 | 21/03/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ndërmarrjet e vogla mbajnë peshën e ekonomisë shqiptare, ja sektorët kryesorë që sigurojnë fitimet

Sektori i tregtisë mbizotëron në numrin e ndërmarrjeve aktive me 43,1 %, i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera me 19,3 %. Përqindjen më të ulët e ka sektori i industrisë nxjerrëse me 0,6 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me po 0,6 %.  81,3 % e të punësuarve janë punësuar nga NVM.

Tre janë sektorët që punësojnë mbi 50 % të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme; sektori i tregtisë mbizotëron me 24,5 %, i ndjekur nga sektorët e shërbimeve të tjera me 16,0 % dhe sektori i industrisë përpunuese me 14,2 %. Sektorët me numrin më të vogël të të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë sektori i industrisë nxjerrëse me 1,5 % dhe sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,3 %.

Rreth 77,6 % të shitjeve neto realizohen nga NVM. Sektori i tregtisë mbizotëron me 44,3 % të shitjeve neto.

Sektori i ndërtimit është sektori i dytë me përqindjen më të lartë prej 9,3 %, i ndjekur nga sektori i industrisë përpunuese prej 8,2 %. Sektori me përqindjen më të ulët të shitjeve neto të realizuara nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i industrisë nxjerrëse me 1,4 %.

66,5 % të investimeve kryhen nga NVM. Ndryshe nga treguesit e tjerë, sektori me përqindjen më të lartë të investimeve të kryera në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 21,1 %.

Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të ulët të investimeve prej 1,1 %.

66,3 % të vlerës së shtuar realizohet nga NVM. Sektori që zë përqindjen më të lartë në vlerën e shtuar është sektori i tregtisë me 22,2 %, i ndjekur nga shërbimet e tjera me 11,5 %, ndërtimi me 10,1 % dhe industria përpunuese me 10,0 %. Sektorët me përqindjen më të ulët janë sektori i energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 2,2 % dhe sektori i industrisë nxjerrëse me 2,5 %.

Nëntë nga dhjetë ndërmarrje punësojnë më pak se 5 punonjës. Ndërmarrjet me 250+ të punësuar edhe pse përbëjnë vetëm 0,1 % të ndërmarrjeve punësojnë 18,7 % të punonjësve, kryejnë 33,5 % të investimeve dhe realizojnë 22,4 % të shitjeve neto dhe 33,7 % të vlerës së shtuar.

Nga krahasimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, shohim që ndikimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është më i rëndësishëm në Shqipëri sepse zë një përqindje me të lartë në të tre treguesit e marrë në shqyrtim. Në Shqipëri, numri i ndërmarrjeve në NVM është 99,9 % nga 99,8 % në BE, numri i të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 81,3 % në Shqipëri nga 66,8 % në BE. Vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 66,3 % nga 57,4 % në BE.

1,9 % e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme eksportojnë. Sektori me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve eksportuese është sektori i industrisë nxjerrëse, ku 25,7 % e ndërmarrjeve aktive të këtij sektori eksportojnë. Sektori me numrin më të vogël të ndërmarrjeve eksportuese është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ku vetëm 0,1 % e ndërmarrjeve të këtij sektori kanë kryer eksporte. Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të ulët të ndërmarrjeve eksportuese prej 0,7 %. Në ndërmarrjet e vogla kryejnë eksporte rreth 19,3 % e tyre, ndërsa në ndërmarrjet e mesme rreth 43,1%.

55,5 % e vlerës së eksporteve realizohet nga NVM. Sektori i industrisë përpunuese eksportoi 34,8 % të eksporteve të realizuara nga NVM dhe sektori i tregtisë 13,2 %. Pjesa tjetër prej 7,5 % të eksporteve të NVM janë realizuar nga sektorët e tjerë. Nga analiza e përqindjes së eksporteve të kryera nga NVM sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton që 31,3 % eksportohen nga ndërmarrjet e mesme, 16,9 % nga ndërmarrjet e vogla dhe 7,4 % nga mikrondërmarrjet.

79,8 % e vlerës së importeve realizohet nga NVM. Sektori i tregtisë importoi 52,6 % të importeve të realizuara nga NVM dhe sektori i industrisë përpunuese 18,7 %. Pjesa e mbetur prej 8,5 % të importeve është realizuar nga ndërmarrjet në sektorët e tjerë. Përqindja më e lartë e importeve kryhet nga ndërmarrjet e vogla me 10-49 të punësuar me 32,9 %, i ndjekur nga ndërmarrjet e mesme me 31,1 %.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë një rol të rëndësishëm për sa i përket punësimit. Sektori akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka përqindjen më të lartë të punësimit në mikrondërmarrje (78,9 %). Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e vogla me 39,0 %. Sektori i industrisë përpunuese ka përqindjen më të lartë të punësimit në ndërmarrjet e mesme me 36,4 %.

Vlera e shtuar ka një sjellje të ngjashme me punësimin në analizën e vlerës së shtuar sipas aktiviteteve ekonomike dhe punësimit. Përqindja më e lartë e vlerës së shtuar në ndërmarrjet e vogla, realizohet në sektorin e akomodimit ushqimor (66,5 %). Në sektorin e tregtisë, vlera e shtuar në mikrondërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla është e përafërt, përkatësisht 37,2 % dhe 37,0 %. Sektori i ndërtimit ka përqindjen më të lartë (33,6 %), të realizuar nga ndërmarrjet e vogla. Në sektorin e industrisë përpunuese, ndërmarrjet e mesme realizojnë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar (42,3 %) të realizuar nga ky sektor./ monitor

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ekonomifitimetndermarrjet e voglasektore
Pas

Supersticiozi De Biazi, këtë rradhë e ka ”fiksimin” me hotelet

Para

Gafa e FSHF-së, nuk azhornon skuadrat se ku luajnë futbollistët e kombëtares

Para
Lojtari shqiptar: Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj

Gafa e FSHF-së, nuk azhornon skuadrat se ku luajnë futbollistët e kombëtares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.