Janë identifikuar dy autorët e dyshuar të atentatit të shënuar mbrëmjen e djeshme në Kinostudio. Dy të dyshuarit janë identifikuar si: L. D., 30 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i plagosur shtetasi E. D. 24 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri të kalibrit 7.65 mm, duke u plagosur në krahë.
Burime të policisë kanë bërë me dije se të shpallurit në kërkim mbi atentatin kanë pasur më parë një konflikt me shtetasin e dëmtuar: Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë patur një konflikt midis njëri tjetrit dhe konkretisht më datë 08.02.2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisaraiti Nr 4.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)