23:31 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Zbulohen dilemat e De Biazit para ndeshjes me Italinë

11:09 | 21/03/2017
në Sport, Te Fundit
0
Zbulohen dilemat e De Biazit para ndeshjes me Italinë

De Biazi është nga ata trajnerë që nuk i pëlqejnë aspak eksperimentet, aq më tepër kur bëhet fjalë për një ndeshje kaq delikate si ajo me Italinë.

Mirëpo, këtë herë është i detyruar nga rrethanat dhe mungesat e shumta që ka Shqipëria për ndeshjen ndaj Palermos. Dilema dhe pikëpyetje që do të kërkojnë analiza dhe diskutime të shumta për të arritur në zgjedhjet përfundimtare.

Nuk është një repart, por thuajse të gjithë me probleme me përjashtim të sulmit që duket se ka gjetur vazhdimësinë me Sadikun, i cili po shënon rregullisht me Luganon.

Nga porta në mbrojtje dhe në mesfushë, formacioni i kësaj ndeshjeje bëhet një ekuacion me shumë të panjohura. Ekuacion, të cilit do t’i japë zgjidhje vetëm trajneri i Kombëtares.

Porta

Njëri ekspert dhe me eksperiencë, ndërsa tjetri i talentuar dhe premtim për të ardhmen. Kur vjen puna për Kombëtaren, thuajse janë të dy njëlloj sepse nuk u ka rënë rasti ta mbrojnë shpesh kuadratin. Kjo gjë i bën të barabartë, Alban Hoxhën dhe Tomas Strakoshën që, gjatë këtyre ditëve, do të punojnë fort për të fituar besimin e teknikut.

Mbrojtja

Në eliminatoret e Europianit të kaluar ishte reparti më i kolauduar, ndërsa ndaj Italisë qendra e mbrojtjes ka mungesa të mëdha. Mavraj dhe Gjimshiti nuk janë, ndërsa Ajeti ka pak minuta në këmbë me Torinon.

De Biazi duhet të vendosë për t’ia besuar vendin përkrah Ajetit njërit mes Allës dhe Veselit, ose të eksperimentojë me Kukelin dhe Xhakën. I pari e bëri rolin e mbrojtësit ndaj Zvicrës, kur Cana u largua me karton të kuq dhe nuk stonoi. Tani mbetet në dorën e tij, nëse e pranon sfidën për të mbuluar Belotin. Pjesa tjetër është Hysaj dhe Agolli, ndoshta të vetmit që e kanë vendin e sigurt.

Mesfusha

Nëse formacioni do të jetë 4-5-1, atëherë 3 lojtarët përpara mbrojtjes do të jenë thuajse të njëjtët, me Xhakën, Abrashin dhe Memushajn, por Basha është gjithashtu një kandidat potencial. Në të djathtë, Roshi dhe Lila janë gjithmonë në dyshim, me të parin më favorit për të qenë nga minuta e parë.

Problemi mbetet krahu i majtë, që përpara një edicioni mbulohej nga Lenjani. Këtë herë emrat janë të shumtë: Latifi, Grezda, Llullaku dhe Hyka. Por kujdes, këta lojtarë shohin më shumë nga sulmi dhe jo nga mbrojtja. Në këtë moment del në skenë emri i Alijit. (M.D/ Shuplaka) 

Etiketa: De Biazi
Pas

Italia e frikshme përballë Shqipërisë, ja emrat që janë grumbulluar

Para

Dritan Leli inspekton punimet në nënkalimin e Panamasë: Shumë bëjnë politikë, unë kam zgjedhur të punoj

Para
Dritan Leli inspekton punimet në nënkalimin e Panamasë: Shumë bëjnë politikë, unë kam zgjedhur të punoj

Dritan Leli inspekton punimet në nënkalimin e Panamasë: Shumë bëjnë politikë, unë kam zgjedhur të punoj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.