Përfundoi sot kompensimi i blegtorëve të Qarkut Durrës, për kafshët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.
Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka me përfaqësues të Drejtorisë Bujqësore Durrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë shpërndanë sot pjesën e dytë dhe të fundit të lopëve duke kompensuar 75 blegtorët e Qarkut Durrës.
“Sot është sasia e dytë e lopëve që shpërndahen në qarkun e Durrësit dhe gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Bujqësisë që punoi intensivisht për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe veprimin në një kohë shumë të shkurtër, për kompensimin e dëmit të krijuar. Ky është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë për t’ju kompesuar gjethët e humbura. “ –u shpreh ministri Koka në Shijak.
Gjithashtu Ministri i Mjedisit tha se fermerin shqiptar duhet orientuar drejt një aktiviteti fitimprurës dhe jo thjesht e vetëm për të mbijetuar.
“Do t’ju lutesha që të jeni sa më pranë ekspertëve të drejtorisë së bujqësisë në qarkun e Durrësit për të pasur sa më të qartë që qoftë blegtoria, qoftë bujqësia duhet të hyjnë në një cikël të ri mentaliteti, për tu konsideruar si aktivitete fitimprurëse dhe jo thjesht aktivitete për të mbijetuar. Paravarësisht se cdo familje mund të ketë një, dy lopë, apo 5 lopë, është detyrë e Ministrisë së Bujqësisë që të fusë një filozofi të re menaxhimi që këto të mund të trajtohen si një kompleks i madh i kësaj natyre. Vetëm ashtu do të justifikohet mundi dhe djersa e derdhur”-tha ai.
Sot u shpërndanë 45 lopë të racës daneze ndërsa një ditë më parë u shpërndanë 30 krerë në karantinën e Shijakut. (M.D/ Shuplaka)