03:12 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

BILANCI/ Aksidentet rrugore marrin 17 jetë në shkurt dhe plagosin rëndë 159 persona

14:27 | 21/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BILANCI/ Aksidentet rrugore marrin 17 jetë në shkurt dhe plagosin rëndë 159 persona

Nje makine e tipit volkswagen, e cila eshte perplasur me bordurat e nje ure ne nje aksidenti ne afersi te fshatit Zemjen, ne superstraden Lezhe Lac.

Në muajin Shkurt 2017 numërohen 117 aksidente rrugore. Në krahasim me Janar 2016, numri i aksidenteve rrugore u ul me 13,3 %. Numri i të aksidentuarve në shkurt 2017 është 159 persona nga 172 që ishte një vit më parë, raportoi sot INSTAT.

Numri i të aksidentuarve në periudhën Janar- Shkurt 2017 është ulur 14,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të vdekur gjatë muajit Shkurt është 17 dhe krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 22,7 %. Në dy muajt e parë të vitit 2017, numri i personave të vdekur është rritur me 2,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve (33,3 %) është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç. Në Shkurt 2017, numri të aksidentuarve (vdekur apo plagosur) për 100.000 banorë ishte afërsisht 6 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ky numër u ul me 25,0 %.

Sipas Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2011 – 2020, numri i vdekjeve në aksidentet rrugore duhet të zvogëlohet në masën 30 – 50 % deri në vitin 2020 krahasuar me vitin 2009. Kjo është ekuivalente me një maksimum prej rreth 250 viktima në 2020.

Sipas një analize që Ministria e Transportit ka bërë për vitin 2015 shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjetit ka qenë shkaktari kryesor i aksidenteve. Tejkalimi i shpejtësisë tej normave të caktuara 75,5 % dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit si: tërheqje e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, mos mbajtje krahu, mos respektim i distancës ndërmjet mjeteve, mos respektim i sinjalizimit rrugor, ngjarje mjeti i pa pajisur me leje drejtimi në 20,2 % të rasteve janë disa nga shkaqet.

Gjatë muajve të verës dhe konkretisht në muajin gusht, kur kemi një fluks më të madh të mjeteve që futen në territorin shqiptar dhe në fund viti muaji dhjetor vihet re një rritje e aksidenteve mbi normat 20 për qind

Për mos përdorim të rripit të sigurimit në automjete dhe kaskës mbrojtëse në motoçikleta, kanë ndodhur 24.5 % të aksidenteve fatale më 2015. Shqetësim janë dhe aksidentet e ndodhura sipas tipit automjet me këmbësor, të cilat kanë ardhur në rritje këto vitet e fundit dhe konkretisht për vitin 2015, ato fatale jane 37,3 % kundrejt totalit. /monitor/

Etiketa: aksidenttransportet
Pas

Takimi me Menduh Thaçin, Eurokomisioneri Hahn e anulon në minutën e fundit

Para

SIPAS SHENJAVE/ Ja pa çfarë nuk mund të jetoni

Para
SIPAS SHENJAVE/ Ja pa çfarë nuk mund të jetoni

SIPAS SHENJAVE/ Ja pa çfarë nuk mund të jetoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.