14:07 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati: “Me qetësi dhe dashuri” e Metës i ngre nervat Ramës, pse mendoj se Nishani i prishi punë çadrës

17:47 | 21/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati:  “Me qetësi dhe dashuri” e Metës i ngre nervat Ramës, pse mendoj se Nishani i prishi punë çadrës

Analisti Andi Bushati teksa komentoi situatën politike në vend, u shpreh se LSI, aleati në qeverisje, nuk ka mbajtur një rol të qartë dhe të hapur në lidhje me kërkesat e opozitës dhe zgjedhjet e 18 qershorit.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Bushati theksoi se Ilir Meta, pavarësisht se e ka një mendim, nuk ka dhënë një zgjidhje sipas tij.

“Sot palët politike janë më larg se kurrë njëra-tjetrës. Basha thotë: ‘Rama mos të jetë, qeveri teknike, ndryshe nuk shkoj në zgjedhje’. Rama thotë: ‘Jo qeveri teknike, ata po të duan të vinë apo jo, unë këtu do jem’. Meta s’ka asnjë mendim të vetin. Brenda një kornize ‘qetësi dhe dashuri’ duket se bën batuta që i ngrenë nervat Ramës. Rama i shkon deri në fund zgjedhjeve të 18 qershorit. Po LSI çdo bëjë? Do ndjekin karrocën e Ramës apo Bashës? Meta del në skenë për të bërë batuta dhe se dimë se ç’mendon LSI.”, theksoi Bushati.

Nga ana tjetër ai u ndal dhe tek roli i KQZ në procesin parazgjedhor, ndërsa e cilësoi si institucion politik.

“Ajo që me shqetëson tek KQZ-ja, është fakti se duket sikur po i kthehemi një KQZ-je politike, që e tregoi veten në rastin Blushi dhe në rastin Prenga. Çfarë ndryshoi që nuk e zbatoi ligjin para dy javësh, por vendosi sot të zbatojë sot ligjin?”, pohoi Bushati. Po ashtu, analisti Bushati u ndal dhe tek zgjedhjet e 18 qershorit dhe fakti nëse ka mundësi që ato të shtyhen apo jo. “Unë nuk e di nëse do shkohet në 18 qershor. Gjysma e palëve thotë se nuk do shkohet. Siç pretendohet se ça thotë Basha dhe si i përgjigjet Rama. Të mbash një qëndrim, është një qëndrim prej juristësh. Dhe Presidenti Nishani hodhi një ide që ne në Shqipëri kemi një precedent që zgjedhjet janë shtyrë. I shtyu Berisha me këmbënguljen e Ramës. Unë besoj se pavarësisht nga këto do ketë një qëndrim politik. Varet se çdo bëjnë palët politike.”, tha analisti.

Pas vendimit të kryeministrit Rama për të emëruar ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafajn, pati reagime nga PD, të cilët i kërkuan Presidentit Nishani mosdekretimin e tij. Edhe pse u duk se kandidatura e Xhafajt nuk do të dekretohej, sidomos pas akuzave publike nga dy persona, që pretendojnë se ishin dhunuar nga ai në cilësinë e hetuesit në vitin 1986, ndodhi ndryshe. Nishani e dekretoi Xhafajn.

Andi Bushati thotë se qëndrim i tillë, të çon në logjikën se ka ndodhur “diçka e çuditshme”.
“Logjika e ngjarjeve të çon në idenë se ka ndodhur diçka e çuditshme. Nishani që kur ka dekretuar Qeverinë Rama nuk e ka patur me qejf. Për vullnetin e tij politika, është normale. Edhe kur dekretoi Arben Ahmetajn si ministër Financash nuk e ka patur me qejf. Fakti që të gjitha këto këtë herë i bëri ndryshe, na bën minimumi të pyesim veten pse veroi ndryshe nga ç’ka vepruar në 3 vite e gjysmë. Kjo më bën të mendoj se Nishani është nisur me idenë të mos dekretojë së paku Xhafajn.
Nga juristët që kam konsultuar më duket se më shumë të drejtë Nishani ka ashtu siç veproi. Por a ka qenë Nishani më shumë në sintoni me PD? Unë mendoj se po, por në momentin kur PD i duhej më shumë u soll ndryshe nga sa do donte PD. Mendoj se me këtë vendim, Nishani i ka prishur më shumë punë PD e çadrës. E gjithë historia për Xhafajt do të varej nga qëndrimi i Nishanit, nëse për ditët që parashikon ligji për dekretimin, do të ishte hetuar për Fatmir Xhafajn, nisur nga akuzat e bëra nga disa persona.
Nga ana tjetër kemi deklaratën e djeshme të Xhafajt, që thotë se “në rregull ju keni këto fakte, por në kohën për të cilën më akuzoni unë nuk kam qenë në detyrë”. E vetmja gjë që mund të na e sqarojë këtë gjë janë faktet”, u shpreh Bushati. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Andi BushatiBujar Nishaniedi ramailir meta
Pas

Rama me maturantët: Varfëria nuk të privon nga ambiciet e mëdha

Para

Luan Rama e falenderon në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj: Më le pa gojë më le

Para
Luan Rama e falenderon në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj: Më le pa gojë më le

Luan Rama e falenderon në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj: Më le pa gojë më le

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.