Menjëherë pas përfundimit të intervistës live të kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eni Vasili, në emisionin “Studio e Hapur”, reagon gazetarja Sonila Meço.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meço ironizon deklaratat e kryeministrit, i cili u shpreh se Vettingu do bëhet me opozitën, zgjedhjet nuk do shtyhen por do bëhen më 18 qershor siç është vendosur dhe se nuk i intereson se çfarë thotë deputetja Monika Kryemadhi.
“Erdha në këtë intervistë për të konfirmuar edhe një herë se nuk më plas fare…!”, shkruan gazetarja Meço.
Në intervistën e sotme, lidhur me debatin mes ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është gjithashtu bashkëshorte e kreut të Kuvendit Ilir Meta, Rama deklaroi se deklaratat e Monikës nuk kanë rëndësi.
“Këto janë shprehje të një momenti për zgjedhjet që afrojë, kur është natyrshme që Lëvizja Socialiste për Intergim ku mundësitë të krijonë, një taktikë. Për mua nuk ka rëndësi se çfarë tha Monika, për mua ka rëndësi që Reforma në Arsim është votuar bashkarisht. Pa dyshim që ka edhe pengesa dhe dyshime, reforma u votua, u kalua. Çfarë tha Monika apo Lindita bëjnë punën e ditës tuaj jo timen. Kur jeni në një familje bini dakort për gjithçka? Më thoni se do vij t’u jap një medalje.”, u shpreh Rama. (D.D/Shuplaka)