22:08 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta u bashkohet festimeve të “Sulltan Nevruzit”: Ditë për të reflektuar, lutem për më shumë harmoni dhe punë të ndershme

13:10 | 22/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta u bashkohet festimeve të “Sulltan Nevruzit”: Ditë për të reflektuar, lutem për më shumë harmoni dhe punë të ndershme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është bashkangjitur ceremonisë festive të organizuar nga në Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit në Tiranë me rastin e festës së “Sulltan Novruzit”.

Në fjalën e tij, ai uroi gjithë besimtarët bektashinj për më shumë paqe, harmoni dhe begati teksa u shpreh se “Sulltan Nevruzi” është festa tradicionale e së djeshmes që vjen në të sotmen e secilit prej nesh si një triumf i ringjalljes dhe i ripërtëritjes së jetës.

Ai theksoi se kjo ditë është shembulli i jashtëzakonshëm i përkushtimit moral dhe i shërbesës për atdheun dhe për njeriun.

Urimi i plotë i Ilir Metës:

Gëzuar festën e “Sulltan Novruzit”, këtë festë plotë dritë të pranverës dhe shpresës. Urimet më të mira për të gjithë ju për mbarësinë, mirëqenie, paqe dhe dashuri.

Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët, që pavarësisht besimit, pavarësisht emrit me të cilin adhurojnë Zotin e tyre dhe që është një, janë sot bashkë duke u lutur për një të nesërme më të mirë, për veten, për fëmijët, për familjet për miqtë dhe për fqinjët e tyre.

Dita e sotme është festa tradicionale e së djeshmes që vjen në të sotmen e secilit prej nesh si një triumf i ringjalljes dhe i ripërtëritjes së jetës. Është një ditë e veçantë që ofron mundësi të veçantë dhe të shkëlqyer për të reflektuar. Reflektim për nevojën e jashtëzakonshme që kemi si individ dhe si popull për më shumë dashuri e qetësi. Për më shumë qetësi dhe mirësi. Për më shumë mirësi në dashurinë për jetën, respekt për të shkuarën dhe shpresë për të nesërmen. Për më shumë besim e forcë dhe për forcën që jep besimi në progresin e çdo ditë që vjen.

Bektashizmi dhe tradita e tij është një nga lumenjtë më të rëndësishëm që mbush detin e atdhetarizmës tonë. Ai është shembulli i jashtëzakonshëm i përkushtimit moral dhe i shërbesës për atdheun dhe për njeriun. Mirënjohje pafund për kontributin dhe veprën e jashtëzakonshme të etërve të bektashizmit që nga rilindja kombëtare nën emrin e vëllezërve të mëdhenj Frashëri e deri më sot.

Që nga koha kur rilindi shpresa kombëtare dhe u rihodhën themelet e asaj çfarë ka qenë dhe çfarë do të bëhet Shqipëria. Në atë projekt gjigant dashurie për atdhe është vëne mendja, zemra, pasioni dhe shërbesa e besimtarëve bektashinj dhe gjithë shqiptarëve që besonin tek Shqipëria.

Duke festuar sot duke uruar njëri tjetrin ne e shohim këtë festë edhe si një tjetër simbol të bashkëjetesës sonë të shlyer dhe tolerancës fetare. Kjo është një nga pasurit tona më të mëdha.

Ky është monumenti ynë më i rëndësishëm evropian ndaj në këtë ditë feste dhe besimi lutem dhe shpresoj për më shumë mbarësi për shoqërinë tonë, më shumë harmoni dhe punë të ndershme. Lutem, shpresoj dhe besoj për më shumë harmoni, bashkëjetesë dhe dashuri.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metaSulltan Nevruzi
Pas

Senatori amerikan në Tiranë: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e 18 qershorit

Para

Përpunonin dhe ambalazhonin marijuanë në banesë, goditet grupi në Durrës, 3 të arrestuar

Para
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Përpunonin dhe ambalazhonin marijuanë në banesë, goditet grupi në Durrës, 3 të arrestuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.