Një incident i rëndë ka ndodhur përpara Parlamentit në Angli. Një person i armatosur ka tentuar të hyjë brenda godinës ku zhvilloheshin punimet.
Kanë qenë vetë politikanët dhe gazetarët ata që kanë publikuar në rrjetin social “Twitter” ngjarjen e ndodhur.
Sakaq, mediat vendase raportojnë se policia hapi zjarr ndaj një personi. Sipas dëshmitarëve, në zonë po lëvizte një person me thikë, i cili tentoi të hynte në godinën e Parlamentit.
Raportohet për 12 persona të plagosur, ndërsa hetimet e policisë do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Ndërkaq janë bllokuar edhe disa nënstacione me kërkesën e policisë vendase. (E.K/SHUPLAKA)
This is the moment Parliament was suspended as “sounds similar to gunfire” were heard outside pic.twitter.com/to6PPxkNqL
— Sky News (@SkyNews) March 22, 2017
Sounds similar to gunfire heard outside #Parliament @RobNisbetSky is on the scene in #Westminster pic.twitter.com/NtTSffJyoK
— Sky News (@SkyNews) March 22, 2017