Zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa fton qytetarët që të mos refuzojnë anketuesit që kanë nisur proçesin e regjistrimit derë më derë.
Në një intervistë për “Ora News”, Çipa deklaroi se ndryshimi i adresës së banesës nuk do të ketë asnjë kosto për qytetarët.
“Pasi këtu është e përfshirë edhe hipoteka dhe pasi të bëhet regjistrimi total i tyre, kuptohet që ky ndryshim bëhet me adresën e re nga Hipoteka. Pra nëse ke një pjesë, pra biznesin tënd, ose banesën tënde e kë në adresën e vjetër do të përshtatet me adresën e re. Jo qytetarët nuk do të paguajnë.”, tha Çipa.
Sipas zëvendësministrit, falë këtij proçesi synohet edhe heqja përfundimtare nga listat zgjedhore e votuesve pa adresë.
“Po të marrim përbrenda territorit të Shqipërisë, ne dime psh problemet në shëndetësi, po duhet të dihen adresat kur ka problemet e vaksinimit të fëmijëve, ose duhet të dimë adresat kur ka shërbime zjarrfikëse.
Nga 15 nëntori, 1200 të rinj në mbarë vendin kanë nisur procesin e popullimit për ngritjen e Regjistrit Kombëtar të Adresave, një projekt ky i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe OSHEE.”, shton Çipa. (D.D/Shuplaka)