22:08 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Frika nga sulmet, në aeroporte ndalohen tashmë dhe laptopët. Mund të kamuflohen bomba

17:52 | 22/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Frika nga sulmet, në aeroporte ndalohen tashmë dhe laptopët. Mund të kamuflohen bomba

Ditën që u shpall vdekja e një ish-lideri të IRA-s, fushata terroriste e të cilit kishte tronditur Britaninë e Madhe për më shumë se dy dekada, erdhi një tjetër kujtues i kërcënimit që i zuri vendin. Martin McGuinness dhe republikanët ndjekës të tij mund të kenë hequr dorë nga dhuna por qëllimi i xhihadistëve për të shkaktuar kërdi maksimale mbetet një kërcënim vdekjeprurës, shkruan ‘’The Telegraph’’.

Që prej sulmeve të 11 Shtatorit në Amerikë 16 vite më parë, militantët islamikë janë përpjekur ta përsërisin atë mizori duke vënë në objektiv kompanitë ajrore. Shumë komplote janë deshifruar, përfshirë edhe atë të shpërthimit të bombave në një varg avionësh mbi Atlantik.

Si rezultat, siguria ajrore është tashmë intensive. Lëngjet nuk lejohen më në avion siç nuk lejohen, kuptohet, as mjetet e mprehta që mund të përdoren për të sulmuar ekuipazhin. Shumica jonë e pranojnë shqetësimin në kontrollet aeroportuale në shkallë të ndryshme: Nëse bëhet fjalë për jetët tona, atëherë pse të mos harxhojmë pak kohë në radhë në mënyrë që të garantohet siguria sa më shumë të jetë e mundur?

Tani vjen një tjetër masë që premton të ketë impakt të rëndësishëm tek udhëtarët. Së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe vendosi ndalimin e laptopëve, tabletave dhe DVD playerave nga bagazhi i dorës nga disa shtete dhe aeroporte të caktuara. Avionët që do të udhëtojnë nga gjashtë shtete, përfshirë Turqinë, janë pjesë e ndalesës, që përfshin 14 kompani ndërkombëtare.

Vendimi bazohet në raporte inteligjence se xhihadistët po kërkojnë të fshehin bomba në bordin e avionëve për t’i shpërthyer më pas gjatë fluturimit. Ky nuk është një kërcënim bosh; vitin e kaluar një kamikz në një avion somalez shpërtheu bombën e fshehur në laptop por vrau vetëm veten. Pajisja shpërthyese ishte sofistikuar mjaftueshëm për të kaluar në aeroport nëpërmjet skanerave me rreze X pa u dalluar.

Prandaj kjo është një çështje serioze pavarësisht se përgjigjja është konfuze. Amerikanët njoftuan masa të ngjashme (dje) por që kanë ndikim tek udhëtarët e 10 aeroporteve në tetë shtete. Është e paqartë pse qasja e adoptuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe është e ndryshme. Për më tepër, a nuk mundet terroristi të kalojë nëpërmjet aeroporteve apo vendeve të tjera për të shmangur ndalesë – pra pse nuk aplikohet e njëjta masë tek të gjithë fluturimet?

Në mënyrë të pashmangshme, kritikët e Presidentit Trump janë rrekur ta nxjerrin këtë si një tjetër ligj anti-imigrim, kur justifikohet vetëm nga arsye sigurie. Por, pasagjerët kanë të drejtë për një qasje të qëndrueshme nëse do të ruajnë besimin në sigurinë ajrore.

 

 

Etiketa: aeroportetlaptopsiguria ne aeroporte
Pas

”Shpërthen” Majlinda Bregu, ca fjalë në lidhje me thyerjen e bojkotit dhe trajtimin e medieve

Para

12 persona u shtypën me makinë, dëshmitari shqiptar rrëfen sulmin në Londër: Pashë tmerr me sy…

Para
12 persona u shtypën me makinë, dëshmitari shqiptar rrëfen sulmin në Londër: Pashë tmerr me sy…

12 persona u shtypën me makinë, dëshmitari shqiptar rrëfen sulmin në Londër: Pashë tmerr me sy…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.