Detaje të reja zbulohen nga sulmi në Britani, ku dy persona kanë kunbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer për portalin “JOQ” se çfarë ka parë nga e gjithë skena e frikshme.
Shqiptari tregon se ndërsa po kthehej nga puna dëgjoi disa krisma përpara parlamentit anglez dhe më pas pa disa njerëz të shtrirë përtokë.
“ Jam i bllokuar në trafik. Është bllokuar Londra krejt. Dëgjova krisma dhe një njeri që ra për tok. Një polic më tha se ishte sulmuar një polic tjetër me thikë nga dy veta. Më thanë që e kanë vrarë agresorin. Isha duke u kthyer nga puna kur ndodhi ky tmerr. Vetëm kaq pashë. Tash po na largojnë”, -rrëfen dëshmitari.
Sipas mediave britanike, një person i armatosur ka tentuar të hyjë brenda godinës së Parlamentit në Angli, ku zhvilloheshin punime. Personi në fjalë ka qenë duke lëvizur me makinë dhe ka përplasur 12 persona, më vonë policia ka hapur zjarr kundër tij.
Britania ka mbledhur të gjitha forcat e sigurisë duke përfshirë edhe ushtrinë e cila ka rrethuar parlamentin. (D.D/Shuplaka)