Anglia është përballur me një sulm të paprecedentë ditën e sotme. Një person shtypi me makinën e tij 12 persona në tentativë për të hyrë brenda në Parlament.
Makina ‘’Hyndai’’ ngjyrë gri e drejtuar nga agresori mori para ç’të mundej dhe plagosi rëndë disa kalimtarë.
Me një thikë në dorë ai ka tentuar të hyjë brenda godinës dhe më pas është qëlluar nga forcat policore që ruanin godinën.
Në momentet e sulmit dhe krismat e armëve brenda në Parlament ndodheshin deputetë të cilët kanë mbetur të ngujuar.
Ndërkaq policia dhe ushtria janë angazhuar në të gjitha pjesët e Londrës për të shmangur çdo sulm tjetër të mundshëm.
Ky akt ende i pazbardhur në mënyrë të plotë po hetohet fillimisht si një sulm terrorist. (E.K/SHUPLAKA)