Shtabi i forcave të Armatosura reagon për shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e sotme në reartin ushtarak në Porto Romano, ku mbetën të plagosur dy ushtarë.
Dy ushtarët e plagosur janë Emirjan Kolndreu dhe Vullnet Shehaj, të cilët sipas FA-ve, ndodhen në spital por në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Shpërthimi në fjalë ka ndodhur gjatë pastrimit të territorit të repartit.
NJOFTIMI I FA-VE
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiron të informojë opinion publik se ditën e sotme datë 22 mars 2017, rreth orës 15:00, në një repart ushtarak në Porto Romano, Durrës, gjatë pastrimit të territorit të repartit ka patur një shpërthim nga i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe këmbë një ushtarak, rreshter në Forcën Ajrore, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjatë shpërthimit ka mbetur i dëmtuar lehtë edhe një punonjës civil i agjencisë së trafikut ajror, Albcontrol.
Nga komunikimi i fundit me mjekët, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet e qëndrueshme dhe mund të largohen nga spitali pasi kanë pësuar vetëm djegie të lehta.
Policia Ushtarake dhe ajo e Shtetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë verifikimet e nevojshme për nxjerrjen e shkaqeve të shpërthimit. (D.D/Shuplaka)