Emisioni BOOM, në RTV Ora News këtë të mërkurë ka trajtuar një shqetësimin që personat invalidë kanë me pensionin. Rasti konkret është ai i Arbenit, i cili është i verbër dhe është kategorizuar si invalid i grupit të parë.
Shqetësimi që ai ka përcjellë në emisionin BOOM është vonesa që i bëhet me pensionin e invaliditetit, të cilin duhet ta marrë në datën 27 të çdo muaj. Por siç thotë ai sa hërë që shkon në këtë datë në bankë, gjendja e llogrisë është zero. Pension i vonohet nga 1 javë deri në 10 ditë.
Gazetarja e BOOM, Domenika Bajraktari kontaktoi me bashkinë e Durrësit, për të marrë më shumë informacion për këtë shqetësim. Përgjigja që mori ishte se përgjegjësia i takon Shërbimit Social. Gazetarja shkoi në zyrat e Shërbimit Social të Bashkisë, por nuk mori asnjë përgjigje, pasi çdo pyetje duhet të niset me një shkresë zyrtare.
BOOM nisi shkresën zyrtare drejt bashkisë së Durrësit në datën 28 shkurt, duke parashtruar problemin e Arbenit për vonesat e pagesës së invaliditetit. Në 7 mars 2017 bashkia e Durrësit i përgjigjet interesit të BOOM ku shkruan se vonesa të tilla ndodhin, por do të bëhet e pamundur që kjo kategori të marrë pensionin në ditën e fundit të çdo muaji.
“Në përgjigje të kërkesës suaj së pari ju bëjnë me dije se shqetësimi i juaj si dhe i personave të inderesuar është i drejtë. Kjo shtresë ka qenë gjithnjë në vëmendje të bashkisë Durrës. Për procedurat e këtyre pagesave ju sqarojmë se borderotë e tyre hartohen nga bashkia Durrës. Drejtoria e Ndihmës Ekonomike çdo datë 10 për ndihmën ekonomike dhe çdo datë 16 për invalidët. Meqënëse lista është e ndryshueshme në varësi të personave që e humbin ose e fitojnë të drejtën për këto pagesa, borderotë e tyre duhet të kalojnë me vendim të këshillit bashkiak. Ndodh që në varësi të datës së mbledhjes së këshillit bashkiak dhe zbardhjes së vendimit të shkaktohen vonesa, maksimumi deri në tre ditë. Edhe në rastin konkret ndodhi kjo vonesë ndaj edhe invalidët i morën pagesat e tyre në datën 3 mars. Megjithatë edhe ne e ndjejmë këtë përgjegjësi dhe do të bëjmë çështë e mundur që vonesa të tilla të mos ndodhin më, dhe në ditën e fundit të çdo muaji të kryhet pagesa e këtyre personave.”
DENONCIMI
Gazetarja: Arben, cili është shqetësimi juaj që ju jeni drejtuar tek emisioni BOOM?
Arbeni: I jam drejtuar emisionit BOOM, për vetë faktit se unë jam një invalid i grupit të parë i verbër. Problemi është që pagesa që ne marrim nga Shërbimi Social Shtetëror e marrim shumë me vonëse. Si datë e kemi 27, por ndodh që ne i marrim 1 javë ose 10 ditë pas datës së caktuar. Kjo për mua që jam edhe familjar përbën shumë pengesë dhe është shumë e vështirë. Kur pagesa është 115 mijë lekë të vjetra , megjithë shoqëruesin vete 230 mijë lekë. Me këto lekë unë mbaj familjen, ushqehem, gjithshka.
Gazetarja: Nuk keni asnjë të ardhur tjetër?
Arbeni: Asnjë të ardhur tjetër absolutisht. Më ndihmojnë ndonjëherë miqtë, kunetrit, por siç thuhet edhe në një fjalë të urtë, “shtëpia nuk mbahet me miell borxh”.
Gazetarja: Ju si datë keni datën 27 të çdo muaji që në llogarinë tuaj në një bankë ju hidhet ky pension. Çfarë ndodh në datën 27, kur ju i drejtoheni bankës?
Arbeni: Kur i drejtohem bankës në datën 27 krediti aty është zero. Banka na thotë që nuk kemi asnjë lloj të dhëne, thjesht merrni herë pas herë në telefon. Presim kur të kalojnë lekët, kur ti dojë qejfi bashkisë, apo thesarit këtë problem unë nuk e di.
Bashkëshortja e Arbenit kontakton me bankën
Bashkëshortja e Arbenit: Përshëndetje
Banka: Po
Bashkëshortja e Arbenit: Erdhen lekët e invalidëve
Banka: Jo, jo, jo nuk kemi as listat kështu që deri nga fundi i javës pyesni njëherë
Bashkëshortja e Arbenit: Faleminderit
Banka: Mirupafshim
Gazetarja e BOOM telefonon Bashkinë e Durrësit
Gazetarja: Çfarë ndodh me këtë fond, pse nuk i kalohet në datë?
Bashkia e Durrësit: Edhe njëherë që ta dish, me këtë historinë e invalidëve. Bashkia s’ka lidhje farë. Vjen fondi dhe kalon direk, e kopton se çfarë them? Përgjegjës për heqjen dhe vënien në skemë është Shërbimi Social Shtetëror.
Gazetarja: Jo, jo nuk kemi problemin janë apo jo. bëhet fjalë për invalid që janë të përhershëm, KMCAP, i ka cilësuar invalid për gjithë jetën. Këta invalidët thonë që nuk marrim pensionin më datë 27 kur e kemi të caktuar, por e marrim nga 2 javë, 3 javë me vonesë.
Bashkia e Durrësit: Atëhere kur vjen fondi…
Gazetarja: Kjo është një situatë që ndodh gjithmonë?
Bashkia e Durrësit: Këtë nuk di ta them
Gazetarja: Këtë përgjigje dua të marr unë
Bashkia e Durrësit: Më dëgjo mua, unë do të të jap numrin e drejtoreshës së Shërbimit Social të Bashkisë Durrës që ta thotë saktë si është kjo punë.
Në Shërbimi Social Shtetëror në bashkinë Durrës
Gazetarja: Të pyes për diçka të lutem?
Shërbimi Social Shtetëror: Jo, duhet të bëni kërkesë në bashki.
Gazetarja: Po me bashkinë kam folur
Shërbimi Social Shtetëror: S’më ka njoftuar njeri. Duhet të më njoftojnë ata për të dhënë intervistë
Gazetarja: Po pra nuk po kërkoj interivstë, thjesht dua të bëj një pyetje. Si mund të komunikoj me ju?
Shërbimi Social Shtetëror: Ti je me kamer
Gazetarja: Po, çfarë të bëj unë, unë do merrja shefen tuaj, tani shefja juaj nuk ka mundësi…
Shërbimi Social Shtetëror: Shefja është në një vdekje/Ora News