Është bërë rutinë tashmë që kryeministri Edi Rama të na thojë mirëmëngjes me ndonjë foto pikante.
Ditën e sotme ka zgjedhur të përshëndesë me qytetin e Beratit duke bërë një paralelizëm mes tani dhe viteve ’97.
Në fakt padyshim që gjendja ka ndryshuar pasi flasim për 20 vite diferencë, dhe vetëm kryeministrit mund t’i duket e udhës ky krahasim.
Qyteti i Beratit është i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe për arkitekturën dhe kjo nuk është meritë e asnjë qeverie.
Këto krahasime me vitin e mbrapshtë nuk janë të denja as për kryeminstrin dhe as për vetë qyetetin e Beratit, që më shumë sesa historia askush tjetër nuk i ka ardhur në ndihmë. (E.K/SHUPLAKA)