Ish-kryeministri Sali Berisha, i bën edhe njëherë thirrje Edi Ramës që të largohet nga qeverisja e shtetit dhe këtë e argumenton me fenomenin e kanabizimit të vendit.
“Shqiptarët duan të ikin sa më parë nga vendi, se gjëmen që ai i bën Shqipërisë me drogën, ia ka bërë vetëm Enver Hoxha me diktaturën. Asgjë, s’ka nxirrë emrin e shqiptarit dhe Shipërisë sa diktatura e Enver Hoxhës gjysëm shekulli, por askush nuk e ka nxirë më pas faqen aq sa droga se në Kolumbi e Kanabistan.
Edi Rama po të kujtoj, ka ekzistuar në Panama një si puna jote i quajtur Noriega. Edhe ai e ka mbushur vendin me drogë, ik shpejt!”, shprehet Berisha.
Ish-kryeministri paralajmëron kryeministrin aktual, se edhe nëse çohet nga varri diktatori Enver Hoxha, sërish nuk do ta shpëtojë nga verdikti i shqiptarëve.
“Edhe njëherë e mbyll fjalën time duke paralajmëruar se durimi i shqiptarëve ka sosur, se njoh xhelatin e diktaturës, Fatmir Xhafaj, por edhe sikur xhelati Enver Hoxha, Kristaq Rama, e dhjetëra të tjerë po të cpohen nga varri nuk të shpëtojnë dot nga verdikti shqiptar, shporru sa më parë!”, deklaron Berisha. (D.D/Shuplaka)