Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka treguar arsyen sipas tij se pse LSI-ja ka rritur presionin për Ssituatënb e kanabisit në vend.
Ai thotë se kjo është një manovër e LSI-së për të marrë postin e Presidentit. Sipas tij Presidenti duhet t’iu takojë qytetarëve.
‘’Sot njëra nga Partitë këtu del e flet për kanabisin sepse do ti afrohet Presidentit. Sot presidenti nuk duhet t’iu përkasë asnjërit prej ju. PresideNti nuk duhet t’i takojë një partie që ka votuar për Reformën në Arsim. A e dini ju se pse Presidenti i sotëm nuk ndërhyn dot për zgjidhjen e krizës së vendit.
Është shumë e thjeshtë pasi ai është president pale. Lërjani Presidentin qytetarëve’’, ka deklaruar Blushi.
Kujtojmë se në fjalën e tij Luan Rama theksoi sërish se puna e bërë për kanabisin është e pakët. (E.K/SHUPLAKA)