Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen tragjike shënuar një ditë më parë në Londër. Nga të dhënat më të fundit flitet se terroristi i sulmit në Londër nuk u qëllua nga forcat e policisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, flitet se ka qenë një anëtar i Sigurimit të Sekretarit Michaell Fallon, i cili ka qëlluar në drejtim të terroristit deri sa ky i fundit ka mbetur i vdekur.
Megjithatë, vetëm kaq flitet për atë që vrau terroristin. “Scotland Yard” (forca territoriale policore përgjegjëse për policinë më të madhe të Londrës) nuk ka dhënë komente shtesë.
Pesë persona raportohet se kanë humbur jetën dhe rreth dyzet të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit të shënuar ditën e djeshme pranë godinës së Parlamentit në Londër.
(XH.A/SHUPLAKA)