13:56 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Berisha kërkon garanci për vete dhe familjarët…”, hipoteza e Ngjelës për çadrën dhe Vettingun

20:47 | 23/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”. Vjedhjet e Berishës dhe të Metës do dalin

Avokati i njohur Spartak Ngjela, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka ngritur “çadrën”, ku po zhvillohet protesta e opozitës për t’i dalë kundër Vettingut.  Mirëpo sipas tij kjo është e pamundur sepse Vettingun do ta votojnë të gjitha forcat politike. Këtë Ngjela e cilëson si një tragji-komedi të politikës së sotme.

“Kurse në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sali Berisha ka ngritur Çadrën e tij kundër vetingut.
Por ka edhe diçka: vetingun dhe Reformën në Drejtësi e drejton politika aktuale amerikane, dhe me këtë Reformë penalizohen shumë individë të korruptuar të elitës politike shqiptare. Por, a mund ta frenojnë këta individë vetingun dhe Reformën kundër interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në radhë të parë, dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian, gjithashtu?
E kanë krejt të pamundur. Do ta votojnë të gjithë të prekurit: edhe ata që janë në Çadër; edhe ata që janë jashtë Çadrës. Politika është forcë. Dhe, sidomos, politika amerikane…”, shkruan Ngjela.

Më tutje ai shton se ish-kryeministri po u kërkon amerikanëve prej pesë muajsh garanci për vete dhe familjarët, në mënyrë që të votojë ende në Parlament.

REAGIMI I NGJELËS

Qeveria gjermane dhe Bashkimi Europian kanë lënë në gjendje të ngrirë disa miliardë Euro, gati për t’u investuar në Shqipëri, menjëherë pas vetingut dhe fillimit të Reformës në Drejtësi.

  1. Për këtë është vënë në dijeni drejtpërsëdrejti kryeministri aktual shqiptar.
    Kurse në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sali Berisha ka ngritur Çadrën e tij kundër vetingut.
    Por ka edhe diçka: vetingun dhe Reformën në Drejtësi e drejton politika aktuale amerikane, dhe me këtë Reformë penalizohen shumë individë të korruptuar të elitës politike shqiptare. Por, a mund ta frenojnë këta individë vetingun dhe Reformën kundër interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në radhë të parë, dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian, gjithashtu?
    E kanë krejt të pamundur. Do ta votojnë të gjithë të prekurit: edhe ata që janë në Çadër; edhe ata që janë jashtë Çadrës. Politika është forcë. Dhe, sidomos, politika amerikane…
  2. Çadra Berisha ka hyrë që tani në historinë komike të Shqipërisë.
    Por mos harroni: komedia dhe tragjedia janë shpesh e njëjta gjë, por, tagjedinë, ndërsa disa e vuajnë, disa të tjerë qeshin me të. Të gjithë neve që po e presim Reformën në Drejtësi si shpëtimin tonë, sigurisht që na takon të qeshim me të.

Po, ku qëndron tragjedia e Çadrës?
Traqedia e Çadrës qëndron te fakti se tek ajo i ka varur shpresat i gjithë korrupsioni shqiptar që është në elitën politike dhe gjyqësore të këtij vendi. Kurse komedia qëndron te fakti se, gjyqtarët dhe shumë të tjerë, mendojnë se Çadra do t’i shpëtojë nga vetingu, në një kohë kur Saliu po iu kërkon amerikanëve, tash pese muaj rresht, garanci për vete dhe për familjen që ky me taborin e tij, të shkojë e të votëjë në Parlament. Komedi e pastër.
Dhe, a e dini pse? Sepse amerikanët i kanë thënë Saliut: “të japim vetëm garanci nëpërmjet ligjit”.

III.
Prisni kot o të mjerë! Korrupsioni shqiptar tani është një çështje amerikane e ndërkombëtarizuar, dhe një intetes parësor i të gjithë popullit shqiptar. E pra, vërtet mendojnë keta të korruptuar se mund të kenë forcë për të ndaluar të gjithë aleancën e Perëndimit me shqiptarët për zhvillimin europiano-perëndimor të Shqipërisë?
Vànitas – kotësi – do t’iu kishte thënë Ciceroni latinisht… domethënë e kanë krejt të kotë luftën kundër zhvillimit të Shqipërisë, në funksion të mbrojtjes që kërkojnë t’i bejnë gjësë së vjedhur prej tyre, dhe ndeshkimit penal që është pasoja e saj. 
Që të gjithë, e një nga një, do të hyjnë brenda afatit në Parlament për të votuar vetingun. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: cadraopozitaSali BerishaSpartak NgjelaVettingu
Pas

Bushati mesazh opozitës nga Uashingtoni: Është kollaj të hedhësh tavolinën përmbys, por duhet të marrësh parasysh pasojat!

Para

Edi Rama surprizon Albana Osmanin, moderatorja: Dhuratë e çmuar për mua

Para
Edi Rama surprizon Albana Osmanin, moderatorja: Dhuratë e çmuar për mua

Edi Rama surprizon Albana Osmanin, moderatorja: Dhuratë e çmuar për mua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli në vështirësi, po i mbarojnë interceptorët e “Kupolës së Hekurt”

Durrës /Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen dy hapësira publike në bregdet, procedohen dy shtetas

Kallas: Rusia s’ka shanse kundër NATO-s, aleanca qëndron e bashkuar

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PD për qarkun Gjirokastër

Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për mashtrim me automjete të marra me qira

PD kërkoi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, KQZ rrëzon ankimimin për Lezhën: Është i pabazuar!

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon

Lezhë/Goditen tre raste të paligjshmërive në Kurbin, Rubik dhe Lezhë

Tragjedia e Tempit me 53 viktima, seancë e paprecedentë në kuvendin grek! Akuzohen 14 figura politike, mes tyre dhe kryeministri

Rusia paralajmëron SHBA: Ndihma ndaj Izraelit do të destabilizojë rrënjësisht situatën në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.