Analisti Andi Bushati ndan mendimin se opozita do të hyjë në zgjedhje, pavarësisht deklaratave të deritanishme të Bashës, Berishës dhe përfaqësuesve të tjerë demokratë.
Në një përballje me Henri Çilin në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai ndan mendimin se “ndryshe nga Çili nuk mendon se do të ketë zgjedhje të lira, pasi demokraci do të thotë ndër të tjera media e biznese të lira.”
“Kam frikë se opozita do shkojë e do të futet në zgjedhje. Nëse ti thua që në këtë vend nuk ka arsye për të qenë të shqetësuar, atëherë ata që janë në çadër kanë një tekë.
Ndryshe nga Çili unë mendoj se këtu nuk do ketë zgjedhje të lira, sepse ky ka gjithë familjarët me vete, ky ka gjithë banditët me vete, ky ka gjithë televizionet me vete.
Demokracia nuk është vetëm zgjedhje, por gjykata të lira, medie të lira, biznese të lira. Nuk besoj se LSI thyen kuti e vjedh vota. Nuk besoj se do ketë zgjedhje normale.”, është shprehur Bushati duke komentuar mendimin e tij.
(XH.A/SHUPLAKA)