Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar sërish me akuzat ndaj liderëve të Bashkimit Europian. Ai i cilësoi nazistë liderët europianë të vendeve të BE-së, pasi ata e quajtën atë “diktator”.
“Ju mund të më thërrisni diktator, por unë nuk kam të drejtë t’ju quaj ju fashistë apo nazisitë?”,- u shpreh ai gjatë një interviste për CNN turk.
Ai u shpreh se pas referendumit të 16 prillit Turqia do të rishikojë marrëdhëniet politike dhe administrative me vendet e Europës.
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe vendeve të BE-së, janë tensionuar së shumti për shkak të vendimit të Hollandës dhe Gjermanisë, për anulimin e disa tubimeve të ministrave turq. Vetë Erdogan e ka akuzuar Berlinin për “praktika naziste”, ndërsa Holandën për “fashizëm”.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post