Një trup i pajetë është pikasur nga disa peshkatara së funndmi. Teksa kanë qenë duke lundruar, ata kanë vënë re në ujërat në afërsi të ishullit të Sazanit një trup të pajetë.
Është njoftuar menjëherë Roja Bregdetare, që ka shkuar në vendngjarje, rreth 1 milje larg bregut. Mësohet se Delta Force ka nisur punën për nxjerrjen e trupit të viktimës.
Dyshohet se i pajeti ka disa ditë në ujë, ndërkohë që ende nuk ka informacione për identitetin e tij.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Rreth orës 09:00, në det pranë Ishullit të Sazanit, është konstatuar një trup i pajetë, mbi sipërfaqen e ujit. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se trupi i pajetë ndodhet mbi sipërfaqen e ujit në afërsi të bregdetit, në pjesën e veriut të Ishullit të Sazanit.
Strukturat e Policisë së Vlorës bashkë me atë Kufitare si dhe Delta Forcë po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji. Po punohet për identifikimin e kufomës.
(XH.A/SHUPLAKA)