Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka takuar së fundmi kampionët e atletikës Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, i cili pak kohë më parë u shpall Kampion Europe në kërcim për së gjati.
Në takimin me ta, ai përgëzoi sportitët për arritjet e tyre në sport, duke u shprehur se fitoret e tyre janë krenari për kombin shqiptar.
“Fitorja juaj, krenari për ne. Shteti duhet të ofrojë një mbështetje më të madhe ndaj sportit. Duhet që të jetë më i vëmendshëm ndaj historive të suksesit.”, mësohet të jetë shprehur ai duke kritikuar qëndrimin e shtetit në raport me sportin shqiptar.
“Për të mbërritur aty ku jeni ju nevojiten vite të tërë sakrificash dhe vetmohimi. Pakkush mund ta bëjë një gjë të tillë, nevojitet edhe talenti juaj, edhe përkushtimi juaj, por dhe mbështetja e fortë e shtetit, morale dhe financiare dhe e gjithë shoqërisë në të gjitha format dhe në të gjitha mënyrat”, tha z. Meta.
(XH.A/SHUPLAKA)