Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, i akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë trazirave të shënuara me protestuesit në vitin 2011, është liruar.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Egjiptit, e cila ka hedhur poshtë akuzat ndaj ish-presidentit. Menjëherë pas dhënies së vendimit për lirimin nga akuzat për vrasjen e qindra njerëzve, salla e gjykatës shpërtheu në brohoritje.
Ky vendim e pastron atë edhe nga akuzat për korrupsion për një çështje të eksportit të gazit drejt Izraelit. Ai vuante dënimin me tre vjet burg për shpërdorim të fondeve publike.
Fillimisht Mubarak dhe ish-ministri i Brendshëm u dënuan me burg të përjetshëm në qershor të 2012-ës, por në 2016-ën, gjykata vendosi për rigjykimin e tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post