Babai i sëmurë dhe me skizofreni, halla po ashtu me skizofreni jeton në shtëpinë e tyre, dy motrat nga Skrapari trtegojnë historinë e vështirë të familjes së tyre për vite me radhë.
E gjitha ka nisur në vitin 1980, kur djali i familjes Shallari, babai i dy vajzave, shfaqi shenjat e para të depresionit, e më tej të skizofrenisë.
Të ftuara në emisionin “Me zemër të hapur”, vajzat tregojnë se gjyshi i tyre, e pranoi kurrë faktin që djali i tij të ishte i sëmurë, dhe e martoi atë me. Nga kjo martesë erdhën në jetë dy vajzat, të cilat tregojnë se edhe halla e tyre e vogël shfaqi më vonë të njëjtin problem. Burri i saj e divorcoi pasi konstatoi se ishte me skizofreni kështu që e ktheu atë në shtëpinë e vajzërisë. Tanimë, motër e vëlla, të dy me skizofreni jetojnë në të njëjtën familje.
Mirëpo, përveç problemeve shëndetësore të dy pjesëtarëve të famijes, vajza e madhe Alma tregon se vuajnë edhe nga problemet ekonomike. Ajo është përbuzur për vite me radhë në shkollë dhe është detyruar të martohet që në moshë fare të vogël. Megjithëse sot ajo është bërë nënë, kërkon sot kujdestarinë e motrës së vogël, e cila gjithashtu është e sëmurë. Ajo vuan nga autizmi.
Ndërkohë për babain, hallën dhe motrën e vogël, kujdesen motra e dytë Viola. Pavarësisht të gjitha punëve që i duhet të përballojë cdo ditë, mes lotësh Viola tregon se është mirë me mësime dhe ka dëshirë të vazhdojë edhe studimet e larta. (D.D/Shuplaka)